• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkodra me godinë të re Universiteti dhe zyra për 400 shërbime

by Java News
27/04/2019 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët e Shkodrës tashmë kanë gati shërbime cilësore dhe një ndërtesë të re Universiteti gati për të mirëpritur studentë që do të zhvillojnë mësimin aty. Zyra e sapoçelur  e shërbimeve ofron rreth 400 shërbime, nga 23 sportele dhe së shpejti do të ketë dhe zyra të tjera vendore me varësi nga zyra rajonale.

Kryeministri Edi Rama ishte në Shkodër, i shoqëruar nga drejtori i ADISA, Lorin Ymeri, ku mori pjesë në inaugurimin e kësaj zyre. “Këtu kemi 23 sportele. Kjo pjesa këtu është e informacionit, ankesave dhe dy sportelistë nga Posta Shqiptare. Kemi Agjencinë e re të Kadastrës. Kemi Institutin e Sigurimeve Shoqërore, Qendrën Kombëtare të Biznesit, tatimet dhe shërbimet vendore të ofruara nga bashkia. Pritet një fluks ditor tek 350-400 persona”, – u shpreh drejtori i ADISA.

Ofrimi i shërbimeve ka filluar tashmë në këtë degë të ADISA-s dhe qytetarët shprehen se shërbimi i ofruar është i shpejtë, cilësor dhe pa zvarritje për mbledhjen e dokumenteve, sepse çdo dokument që duhet gjendet nga punonjësit e ADISA-s. “E vërteta është që aty ku është bërë, ka pasur një rezultat vërtetë pozitiv. U krijon kushte komode njerëzve, i jep mundësinë njerëzve të vijnë në një vend dhe të mos shkojnë vërdallë dhe ndërpret atë lidhjen e tmerrshme, kontaktin me njërin e tjetrin”, – theksoi Kryeministri Rama.

Këto zyra janë të pajisura me sistem elektronik të menaxhimit të radhës dhe me infrastrukturë të përshtatur për personat me aftësi të kufizuara. “Kemi vënë gjithashtu një video që kemi bërë me shoqatën e personave me aftësi të kufizuar për personat që nuk dëgjojnë dhe jep informacion në gjuhën e shenjave. Një risi tjetër që do e inaugurojmë këtu, por që do e shpërndajmë në të gjitha qendrat, është sporteli i shërbimeve online. Në bashkëpunim me AKSHI-n kemi bërë sportelin për të asistuar dhe edukuar qytetarët që të përdorin shërbimet elektronike”, – tha Ymeri, drejtor i ADISA.

Kryeministri Edi Rama vizitoi edhe mjediset e reja të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, i shoqëruar nga drejtues të Universitetit.​

Kjo ndërtesë është gati për të mirëpritur studentët që do të zhvillojnë aty mësimin dhe praktikën në lëndë të ndryshme. Infrastruktura moderne dhe bashkëkohore ofron një sallë konferencash me 140 vende, laboratorë, si dhe Qendrën e teknikës mësimore e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për kryerjen e praktikave.

/a.meta

Next Post
VIDEO/ Magji nga goditja e dënimit, shikoni golin e shënuar nga lojtari i Bilbaos

VIDEO/ Magji nga goditja e dënimit, shikoni golin e shënuar nga lojtari i Bilbaos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Në videot e protestave po shtohet numri i pjesëmarrësve, ja si bëhet manipulimi

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

July 6, 2026
Operacion antidrogë në Korçë, një i arrestuar. Aksidentohen dy policë gjatë ndërhyrjes

Konflikt mes disa personave në Tiranë, një i plagosur me thikë

July 6, 2026
Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

July 6, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Qytetarët ndjekin ndeshjet e Botërorit, Rama ndan pamjet dhe ironizon protestën: Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës!

July 6, 2026
Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

July 6, 2026
Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

July 6, 2026
Kontaktet sekrete mes vendeve arabe dhe Iranit izolojnë Trumpin, SHBA përballë udhëkryqit për luftën në Lindjen e Mesme

Deklarata e fortë e Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është pranë

July 6, 2026
Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

July 6, 2026
Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

July 6, 2026
Protesta në Tiranë, fotoja nxjerr “zbuluar” PD-në të përfshirë në tubim

Protesta në Tiranë, fotoja nxjerr “zbuluar” PD-në të përfshirë në tubim

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In