• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Shkodra jashtë ‘Rilindjes urbane’, merr më pak fonde se Maliqi dhe Roskoveci”

by Java News
19/08/2016 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej 2014-s kur prezantoi Fondin e Zhvillimit të Rajoneve, kryeministri Edi Rama publikon vazhdimisht foto të qendrave të rikonstruktuara, shkollave të meremetuara apo segmenteve rrugore të asfaltuara në qytete të ndryshme të vendit. Me ndonjë përjashtim të rrallë, Shkodra i mungon katalogut të “Rilindjes urbane” të kryeministrit.

Bashkia më e madhe e Veriut të Shqipërisë, e drejtuar nga demokratja Voltana Ademi gjendet thuajse në fund të listës së financimeve që burojnë nga Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve, i cili vlerëson projektet urbane dhe vendos nëse do t’i përzgjedhë ose skualifikojë ato.

Në një raport të saj që BIRN e disponon, Bashkia e Shkodrës ankohet se gjatë vitit 2016 ka përfituar nga shumë herë më pak para se bashkitë e kategorisë së parë, të drejtuara nga kryebashkiakë të majtë. Sipas raportit, fondet e alokuara nga Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve për Shkodrën kanë qenë thuajse të barabarta me ato që kanë përfituar bashkitë Maliq, Ura Vajgurore, Finiq apo Belsh.

Gjithashtu, Shkodra qëndron pas bashkive Patos, Roskovec apo Vorë, sa i përket fondeve të përfituara nga KZHR.

Kryebashkiakja Voltana Ademi i tha BIRN se bashkia që ajo drejton është lënë krejtësisht jashtë skemave, duke mos përfituar asnjë financim, ndryshe nga bashkitë e tjera që janë ndihmuar në fusha si arsimi, shëndetësia, infrastruktura apo në fondin e “Shqipërisë Digjitale”. Për të gjitha këto fusha, Ademi thotë se ka paraqitur projekte, të cilat janë injoruar më pas.

“Shifrat janë kokëforta, bëhet fjalë për një qasje të pastër politike”, thotë Ademi.

“Fatkeqësisht ne nuk kemi qenë të barazvlefshëm njësoj në vlerësimin nga qeveria”, shtoi ajo.

Shqiperia dixhitale

Grafik i fondeve të shpërndara në kuadër të programit “Shqipëria Dixhitale”. Burimi: Bashkia Shkodër

Ndarja e parave sipas përkatësisë partiake të kryebashkiakëve është një traditë e vjetër e qeverisjes në Shqipëri. BIRN zbuloi nga një investigim i nëntorit të kaluar se në 2014, nga të 72 projektet e financuara, 63 i fituan bashkitë e majta dhe vetëm 4 u fituan nga bashkitë e djathta. Ndërkohë që në 2015 nga 27 projekte, vetëm 3 u fituan nga bashkitë e djathta, ndërsa 24 nga e majta.

Shkodra, e cila qe deri në 2005 jashtë vëmendjes së qeverisë, e parë si bastion i së djathtës, pati një periudhë investimesh në dy mandatet e qeverisjes së Sali Berishës dhe duket se është kthyer sërish në fund të listës preferenciale, krahasuar me 11 qendrat e tjera të qarqeve.

Nga të dhënat që kjo bashki i ka vënë në dispozicion BIRN, ajo rezulton se ka marrë vetëm 102.7 milionë lekë prej gati 14 miliardëve që janë shpërndarë për 2016 nga KZHR deri në fillim të gushtit të këtij viti.

Grafik i fondeve të shpërndara për projekte infrastrukturore në 2016. Burimi: Bashkia Shkodër

Grafik i fondeve të shpërndara për projekte infrastrukturore në 2016. Burimi: Bashkia Shkodër

Të dhënat e siguruara tregojnë se Shkodra ka marrë 20 herë më pak fonde se Tirana, 9 herë më pak se Korça dhe Durrësi, 7 herë më pak se Elbasani dhe 5 herë më pak fonde se Saranda dhe Divjaka.

Përveç treguesve në shifra, bashkia e Shkodrës ankohet gjithashtu për mungesën e tranparencës. Sipas saj, KZHR vijon të mbajë të fshehtë kriteret me të cilat zgjidhen apo refuzohen projektet e propozuara prej pushtetit vendor.

Transparenca e përzgjedhjes së projekteve fituese mungon dhe qeveritë, sicc i rezultoi BIRN në 2015, nuk informojnë arsyet e refuzimit.

Ademi dhe drejtues të bashkisë së Shkodrës kanë qenë gjithashtu të ashpër edhe me deputetët e zonës. Drejtuesit e Bashkisë më të madhe në Veri pretendojnë se edhe pse u është kërkuar mbështetje, përfaqësuesit politikë të majtë apo të djathtë nuk kanë bërë asgjë deri më tani.

“Kemi marrë pjesë në çdo tryezë, dhe kemi ngulmuar me argumente dhe në mënyrë serioze e korrekte nevojat për investime, pa dashur që për hir të politikës të marrim ndonjë dënim. Është larg mendsh që në vitin 2016 të ndodhë diçka e tillë,” thotë e revoltuar Ademi.

Lidhur me ankesat e kryebashkiakes së Shkodrës, BIRN iu drejtua me disa pyetje zyrës së shtypit të kryeministrit, por nuk mori asnjë përgjigje.

Bashkia e Shkodrës nuk është e vetmja që ka denoncuar ndarjen e fondeve për zhvillimin e rajoneve sipas përkatësisë partiake. Bashki të tjera të drejtuara nga të djathtët si ajo e Lezhës, Pogradecit apo Kukësit kanë dalë edhe më të humbur nga ndarja e tortës për të ashtuquajturën “Rilindja urbane”.

Me probleme të ngjashme po përballet edhe bashkia e Vau Dejës, po ashtu e fituar nga koalicioni i djathtë. Kryetari i kësaj bashkie, Zef Hila i tha BIRN se kjo bashki në tre vitet e fundit nuk ka përfituar asnjë projekt apo grand për fermerët.

“Problematikat janë të mëdha.Ne nuk jemi përfshirë në asnjë projekt fitues, as nga Ministria e Bujqësisë dhe as nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve,”tha Hila./ BIRN/a.k

Next Post
Fier/ 51-vjeçarja ngacmohet seksualisht nga fqinji, procedohet 50-vjeçari

Fier/ 51-vjeçarja ngacmohet seksualisht nga fqinji, procedohet 50-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

October 27, 2026
Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez!

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Netanyahu pa shumicë, opozita kryeson me 52-53 mandate

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In