• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkodra/ Ish-deputeti i PD: Duhej tranzicion me marrëveshje, sinjale për tërheqjen e këshilltarëve të PS-së, por…

by Java News
19/08/2019 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti demokrat për Shkodrën, Romeo Gurakuqi, akuzoi qeverinë për sjellje arrogante me qytetarët e Shkodrës.

Duke e cilësuar një proces të paligjshëm konstituimin e këshillit të ri bashkiak, Gurakuqi zbuloi në një intervistë për RTV Ora, se ka pasur sinjale për një tërheqje në bllok të këshilltarëve të PS-së pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit si kryetar bashkie, por shtoi se presionet e kryeministrit dhe grupeve të caktuara kanë influencuar në momentet e fundit.

Gurakuqi: Sjellja e sotme është terësisht arrogante. Kryeministri po tenton të japë dhe Shkodrën. Goditja që mori me zotin Pjetri do të duhej ta detyronte atë dhe mazhorancën të reflektonte. Së bashku me kryetarin do të binin dhe këshilltarët. 

Ka pasur zëra për tu tërhequr në bllok por siç duket presioni i kryeministrit dhe pjesës që do ta përdorë Shkodrën për qëllime të veta influencoi që ata të mblidhen sot të rrethuar me rreshta policorë për të kryer një proces të paligjshëm, realizuar përmes një thirrje të paligjshme të prefektit të qarkut, një ushtar i bindur i mazhorancës. 

Sot janë mbledhur me urdhër dhe presion të atij që komandon gjithçka. Por që duke filluar nga sot ai gradualisht do të bjerë, moralisht ka rënë me kohë, sundon përmes forcave të policisë.

Edhe për zgjedhjen e Briselda Kadisë si kryetare e këshillit bashkiak, Gurakuqi thotë se u shkel rregullorja.

Gurakuqi: Votimi është bërë në kundërshtim me rregulloren e këshillit bashkiak të Shkodrës, është bërë votim i hapur me një kandidaturë të vetme pa e kaluar në votim të fshehtë. Është frika që ka pasur Kryeministri.

Duke nënvizuar vlerat kulturore dhe historike që mbart kryeqendra e veriut, Gurakuqi thotë se Shkodra kërkonte një tranzicion me marrëveshje.

Gurakuqi: Ishte momenti për ta bërë në Shkodër një tranzicion të tillë me marrëveshje, me kuptimin e qëndrimit të kryetares aktuale në pushtet por gjetjes së zgjidhjeve më racionale në aspektin e menaxhimit të këtyre dy muajve deri në 13 tetor kur janë zgjedhjet legjitime të dekretuara nga presidenti. Është situatë krejt e pabukur.

Ditët e ardhshme do të tregojnë se nga Shkodra do të fillojë rënia e tij.

Ish-deputeti demokrat është i prerë kur thotë se kryetarja e bashkisë, Voltana Ademi, do të qëndrojë në detyrë derisa kryetari i ri i bashkisë i zgjedhur do të bëjë betimin.

Gurakuqi:  Kështu e parashikon ligji që vetë PS e ka aprovuar në 2015. 

KQZ të veprojë shpejt dhe brenda ligjit që Shkodra të ketë një kryetar të ri të bashkisë të zgjedhur në mënyrë pluraliste brenda afateve kushtetuese dhe një këshill të ri bashkiak pluralist. 

Jemi në qytetin që ka pasur këshillin më të vjetër bashkiak në territorin e shtetit shqiptar. Disa konsensuse duhet të merren këtu edhe për shkak të disa veçantive që ka ky qytet dhe ky rajon.

Gurakuqi tha se PD do të vazhdojë aksionin civil njëkohësisht do të marrë të gjithë hapat ligjorë të nevojshëm për të deklasifikuar këtë sipërmarrje të paligjshme të kryeministrit të vendit.

g.kosovari

Next Post
“Presim nga ora në orë përgjigjen”, Rama reagon për 15-vjeçaren që lufton me vdekjen: Shpenzimet do t’i mbulojë qeveria

"Presim nga ora në orë përgjigjen", Rama reagon për 15-vjeçaren që lufton me vdekjen: Shpenzimet do t’i mbulojë qeveria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Telenovela e portës/ Juventusi vendos për Vicario, Spalletti e pret para fundjavës

Telenovela e portës/ Juventusi vendos për Vicario, Spalletti e pret para fundjavës

August 17, 2026
Kërkohet vazhdimi i seancës në Kuvend, PDK sërish me aksion në Kryeministri: Kurti, uzurpator

Kërkohet vazhdimi i seancës në Kuvend, PDK sërish me aksion në Kryeministri: Kurti, uzurpator

August 17, 2026
Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve

Lamallari thërret drejtuesit vendorë të Policisë në takim urgjent! Çfarë pritet?

August 17, 2026
Tifozi i Berishës shfaqet si avokat i Pëllumb Gjokës dhe sulmon Bardhin: SPAK të hetojë për publikim të sekretit hetimor

Revolucioni shqiptar kërkon pronarin!

August 17, 2026
Sinjal për Kim Jong Un? Trump ‘frenon’ stërvitjet ushtarake në Korenë e Jugut

Sinjal për Kim Jong Un? Trump ‘frenon’ stërvitjet ushtarake në Korenë e Jugut

August 17, 2026
Afatet | Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit

Afatet | Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit

August 17, 2026
Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Zjarr i përmasave të mëdha në Vlorë, flakët përhapen me shpejtësi nga era e fortë

August 17, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Kur pacienti nuk i pëlqen rezultatet e radiografisë…

August 17, 2026
Qiratë ditore: Vlora dhe Durrësi ‘sfidojnë’ Tiranën për fitimet

Qiratë ditore: Vlora dhe Durrësi ‘sfidojnë’ Tiranën për fitimet

August 17, 2026
E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare aktorja e serialit “Heroes”, Hayden Panettiere

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare aktorja e serialit “Heroes”, Hayden Panettiere

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com