• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkodra e Sali Berishës, apo Shkodra e Lonely Planet?

by Alba Malltezi
23/11/2022 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi

Sali Berisha ishte veshur chic në udhëtimin e tij gjatë përmbytjeve në Shkodër. Xhaketa e padepërtueshme nga uji (impermeabile) me jakën e kadiftë dhe astarin me motive tartan, ishte e denjë për një lord anglez në fundjavat e gjuetisë në fshatrat e lagësht e të gjelbërt britanikë.

Sigurisht, stafi ishte kujdesur që vizita të zhvillohej në vende ku uji nuk kapërcente takën e këpucëve të ngrohta, si për shembull një pikë karburanti ku pak më parë kreu i bashkisë i tha se “ka pësuar disa dhjetra mijë euro – nuk dëgjohet qartë se sa – dëm” (sikur të ishte përmbytur Banka e Shqipërisë dhe jo një pikë furnizimi me naftë).

Pavarësisht shijes që lë një vizitë në një pikë karburanti në vend të një vizite në familje, kjo është çështje stili, që tashmë e dimë sa dhe si e kanë. Lëre pastaj kur bëhet fjalë që vazhdohet të raportohet në hava pa asnjë seriozitet opozitarizmi, nën çadrën gjigande kuq e zi që i ofrohet me shpejtësi nga një badigard, sapo dy pika shiu ndjehen në horizont.

Pastaj vazhdon refreni i atyre që trishtohen sapo iu numërohen falsitetet e Berishës në çdo hap, edhe në një situatë të tmerrshme si ajo e njerëzve që përjetojnë ujin në shtëpi. “Fajin edhe këtu Berisha e ka?!”, thonë gati në lot.

Nuk mund të përjashtohet nga faji një njeri që herë në pushtet e herë në opozitë, mbtetet politikani më jetëgjatë në drejtimin e institucioneve në Shqipëri, e megjithatë, askush nuk mund ta akuzojë drejtëprdrejtë për përmbytjet në fjalë, përveç faktit se Berisha vazhdon të jetë korbi i zi mbi shpatullat e fatkeqësive në Shqipëri dhe sidomos, sot në opozitë, vrasësi i shpresës për alternativë, optimizëm, të ardhme të mbarë.

Po. Eshtë faji i Berishës që ata shqiptarë që sot nuk e duan apo janë lodhur nga Edi Rama, nuk dinë kë të zgjedhin për ndryshim në Shqipëri. Eshtë faji i Berishës, që ka mbërthyer me pangijësinë e tij për pushtet ekonomik dhe politik ëndrrën se pas Edi Ramës nuk mund të dalë ende në horizont një shqiptar e politikan më i mirë. Berisha qëndron si një re e zezë e plot shi e furtunë në këtë horizont.

E ndërkohë, si përvit, Lonely Planet, “bibla” e orientimit të turizmit botëror nxorri listën e 30 vendeve fituese si më interesantet për t’u vizituar gjatë vitit 2023. Lista është publikuar me 15 nëntor, disa ditë para përmbytjeve, si për ironi. Mes vendeve më intersante në Glob sygjerohet një udhëtim 4 ditor në Shkodër, nga Buna, në Valbonë e në Alpe me foto ilustruese të mrekullueshme që të gjithë e dimë se janë më tepër se një kartolinë.

Sygjerimet fantastike të Stuart Butler mund t’i shikoni të gjithë në faqen e Lonely Planet për restorantet e muzeumet shkodrane, udhëtimin në Valbonë e në Alpe, janë të bukura në përshkrim e në foto ashtu siç janë në realitet, edhe pse mungon lezeti, humori, mikëpritja, buzëqeshja e shkodranëve dhe e malësorëve tanë që është përtej çdo reportazhi, sado i aftë të jetë gazetari që i përshkruan ata. Na pëlqen Shkodra dhe Veriu shqiptar i Lonely Planet, sepse të gjithë e dimë se e ardhmja është ajo.

Këtë shkrim dhe optimizën për Veriun tonë dhe Shkodrën, nga Sali Berisha dhe të ngjashmit e tij nuk do ta shihni kurrë.

Next Post
Gëlltit gozhdë gjatë ngrënies së hamburgerit, punëtori përfundon në spital

Gëlltit gozhdë gjatë ngrënies së hamburgerit, punëtori përfundon në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi vetëm tre orë kohë…”- Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

“Kemi vetëm tre orë kohë…”- Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

October 6, 2026
LIVE/ Mjaftojnë vetëm 11-të minuta, Shqipëria kalon në avantazh ndaj San Marinos! Asllani shënon të parin, kuqezinjtë për vendin e parë në grup (VIDEO)

LIVE/ Mjaftojnë vetëm 11-të minuta, Shqipëria kalon në avantazh ndaj San Marinos! Asllani shënon të parin, kuqezinjtë për vendin e parë në grup (VIDEO)

October 6, 2026
Protokolli i ri, vlerësim drejtorëve të shkollave dhe krerëve të institucioneve arsimore! Ja 6 standardet që duhet të plotësojnë

Protokolli i ri, vlerësim drejtorëve të shkollave dhe krerëve të institucioneve arsimore! Ja 6 standardet që duhet të plotësojnë

October 6, 2026
Debati për ushqimin në Kuvend, deputetët e PD përplasen me drejtuesen e AKU! Ngatërrohen dhe sëmundjet e mishit

Debati për ushqimin në Kuvend, deputetët e PD përplasen me drejtuesen e AKU! Ngatërrohen dhe sëmundjet e mishit

October 6, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

EMRI/ Ra nga skela përpara një jave teksa punonte, ndërron jetë 53-vjeçari në Sarandë (FOTO)

October 6, 2026
“Gjuhë shantazhi e kryeministrit”- PDK refuzon propozimin e Kurtit, ish-ministri Hoxhaj: Propozim jo serioz, nuk i nënshtrohemi!

“Gjuhë shantazhi e kryeministrit”- PDK refuzon propozimin e Kurtit, ish-ministri Hoxhaj: Propozim jo serioz, nuk i nënshtrohemi!

October 6, 2026
Videot intime të publikuara në rrjete, Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private! (FOTO)

Videot intime të publikuara në rrjete, Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private! (FOTO)

October 6, 2026
Kriza politike, Kurti vë kushte: Ia votojmë PDK-së ligjin, nëse votojnë për President mes Glauk Konjufcës dhe Feride Rushitit! (VIDEO)

Kriza politike, Kurti vë kushte: Ia votojmë PDK-së ligjin, nëse votojnë për President mes Glauk Konjufcës dhe Feride Rushitit! (VIDEO)

October 6, 2026
Trump reagon për protestat studentore në Francë: Nuk kanë të bëjnë me shkollat, Islami dëshiron të pushtojë vendin!

Trump reagon për protestat studentore në Francë: Nuk kanë të bëjnë me shkollat, Islami dëshiron të pushtojë vendin!

October 6, 2026
“Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë”- Monika Lubonja reagon për herë të parë për videot intime: S’kisha dijeni se po filmohesha! Të ndalet baltosja

“Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë”- Monika Lubonja reagon për herë të parë për videot intime: S’kisha dijeni se po filmohesha! Të ndalet baltosja

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com