Një 56 vjeçar nga Shkodra, duke thyer urdhërin e mbrojtjes së lëshuar nga gjykata ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike drejt vajzës së tij të mitur si dhe ka plagosur me thikë bashkëshorten.
Shtetasi Pal Gjergji ka plagosur me thikë të shoqen, 48 vjeç, e cila pas mjekimeve në spitalin rajonal të Shkodrës, bëhet e ditur se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Forcat policore kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 56 vjeçarit Pal Gjergji.