• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkodër, voton Majlinda Angoni: Këtë herë do ta thyejmë bastionin e së djathtës

by A R
06/03/2022 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidatja e Partisë Socialiste në Shkodër, Majlinda Angoni, tha se beson që shkodranët këtë radhë do të “thyejnë bastionin e të djathtës”.

Duke folur për media, Angoni u shpreh se aktualisht procesi i votimit vijon normalisht, përveç dy zonave në Dukagjin, ku nuk ka nisur ende procesi, për shkak të motit të keq, por sipas kandidates socialiste, pritet që nga momenti në momenti edhe aty të nisë votimi.

“Banorë te Shkodrës të marrin pjesë në votime për të shprehur votën e tyre të drejtë kushtetuese, që ua garanton ligji. Të kemi votim sa më të qetë dhe të japim mesazhe se Shkodra është e kulturës dhe e paqes. Siç ka qenë gjithë fushata, duhet të jetë dhe përmbyllja e rezultatit final të kësaj fushate”, tha Angoni.

Në këtë garë, Angoni ka përballë Bardh Spahinë nga Shtëpia e Lirisë dhe Xhemal Bushatin e PD-së.

Mendoni se do ta thyeni bastionin e të djathtëve?

Mendoj se po, këtë herë po.

Pyetje: Nga të dhënat që keni, si është pjesëmarrja?

Deri tani pjesëmarrja është relativisht mirë, ka filluar me lëvizë. E rëndësishme është se nuk kemi informacion për avari apo mosfunksionim të qendrave të votimit.

Pyetje: Në Dukagjin ka probleme, në dy zona nuk ka nisur ende procesi. A keni komunikuar me komisionerët atje dhe çfarë do të ndodhë, nëse nuk hapet votimi?

Ne po bëjmë të pamundurën që të hapen qendrat e votimit. Puna ka nisur që mbrëmë dhe tani që po flasim, procesi po ecën, dhe nga momenti në moment shpresojmë të marrë drejtimin e duhur. Unë dëshiroj që pjesëmarrja në këto zgjedhje të jetë sa më e madhe, që të gjithë të shprehin vullnetin e tyre. Është e drejtë kushtetuese që duhet medoemos ta shfrytëzojë cdo qytetar. Mendoj se ora e ndryshimit ka ardhur.

/a.r

Next Post
Vorë, teknologjia vonon procesin/ Të moshuarit vështirësi me paisjet, shkak edhe ndryshimi i komisionereve

Vorë, teknologjia vonon procesin/ Të moshuarit vështirësi me paisjet, shkak edhe ndryshimi i komisionereve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com