• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkodër/ Spahia hodhi akuza, reagon Beci: Ato s’janë më “arat e babës”! Kemi parë e dëgjuar nga brenda gjëra që të vjen turp t’i thuash

by Java News
27/01/2024 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka marrë një vendim më datë 24 janar të këtij viti që urdhëron “shkirjen”  e pesë institucioneve kulturore në varësi të Bashkisë së Shkodrës, përfshirë edhe Teatrin Migjeni.

Ky vendim është denoncuar nga ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës, dhe ish-deputet i Opozitës, Bardh Spahia.

Spahia tha se më një akt të tillë, njeriu që Rama i imponoi shkodranëve përmes krimit, kërcënimit dhe blerjes së votës  ka marrë përsipër të shkrijë institucionet pa asnjë konsultim.

Sipas tij shkrirja e Teatrit “Migjeni” është një akti më i turpshëm që i bëhet tempullit të artit, duke e krahasuar këtë me shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Shkrirja e Teatrit “Migjeni”, institucioni më i rëndësishëm i kulturës në Shkodër, e përtej, që mban titullin “Nderi i Kombit”, është akti më i turpshëm që i bëhet tempullit të artit, aty ku u vu në skenë opera e parë shqiptare, e më pas kryevepra kombëtare e botërore të dramës, komedisë, e muzikës, e prej ku kanë dalë emrat ikonë të artit kombëtar” thotë ndër të tjera Spahia.

Pas këtyre reagimeve nga eksponentë të opozitës, kryebashkiaku aktual i Shkodrësm Benet Beci ka reaguar duke thënë se Institucionet kulturore nuk janë më arat e babës.

Beci shprehet se pas ardhjes së tij në kreu të bashkisë së Shkodrës,  ka dëgjuar nga brenda gjëra që të vjen turp t’i thuash publikisht

Ai shton se gënjeshtarët  që kanë mbushur Shkodrën me lajmin se po shkrihet Teatri “Migjeni” janë fiks përgjegjësit për mjerim.

Kryebashkiaku shpjegon se është krijuar një drejtori e veçantëm e cila do të përmbushë nevojën e shërbimeve mbështetëse të insitucioneve, duke shkurtuar shpenzimet për qoka “mbështetëse” të teatrit politik dhe duke vënë në punë një sistem të ri për mirëmbajtjen e menaxhimin e  godinave.

“Gënjeshtarët në fjalë që kanë mbushur Shkodrën me lajmin se po shkrihet Teatri “Migjeni” janë fiks përgjegjësit për mjerimin e mësipërm.

Ne kemi krijuar një drejtori të veçantë, e cila do të përmbushë nevojën e shërbimeve mbështetëse të insitucioneve, duke shkurtuar shpenzimet për qoka “mbështetëse” të teatrit politik dhe duke vënë në punë një sistem të ri për mirëmbajtjen e menaxhimin e  godinave.

Teatri do të jetë po aty, trupa e artistëve të teatrit do të jetë aty,  institucionet e tjera kulturore, sportive e arsimore, do të jenë po aty. Drejtuesit e tyre do të jenë po aty, por do të merren me art, kulturë, sport e arsim  siç iu takon, jo me punët angari që duhet t’i bënin ata që morën rroga plot po nuk i bënë kurrë” thotë Beci.

Reagimi i plotë i Bardh Spahisë:

Me një akt të paprecedent, njeriu që Rama i imponoi shkodranëve përmes krimit, kërcënimit dhe blerjes së votës, ka marrë përsipër të shkrijë disa institucione përnjëherë, pa asnjë konsultim publik dhe pa asnjë shpjegim se si do të menaxhohen në vazhdim institucione të rëndësishme në territorin e Bashkisë Shkodër.

Shkrirja e Teatrit “Migjeni”, institucioni më i rëndësishëm i kulturës në Shkodër, e përtej, që mban titullin “Nderi i Kombit”, është akti më i turpshëm që i bëhet tempullit të artit, aty ku u vu në skenë opera e parë shqiptare, e më pas kryevepra kombëtare e botërore të dramës, komedisë, e muzikës, e prej ku kanë dalë emrat ikonë të artit kombëtar.

Shkrirja e Teatrit “Migjeni” na kujton shembjen e Teatrit Kombëtar. Këtë herë jo duke futur fadromat, por më keq duke rrënuar strukturën e tij e duke i hequr krejtësisht pavarësinë. E për cfarë? Që ta kenë të komandueshëm për të luajtur cic-mice disa njerëz anonim, që nuk kanë lidhje me artin dhe kulturën në Shkodër.

Dega ekonomike e kulturës, një tjetër institucion i rëndësishëm që shkrihet, i cili ka administruar Qendrën Kulturore “Pjetër Gaci”, Bibliotekën “Marin Barleti”, Galerinë e Arteve, Muzeun “Oso Kuka”, Muzeun e Kështjellës dhe “Vendin e Dëshmisë e Kujtesës”. Të gjitha fshihen dhe hidhen tutje, pa ditur askush për fatin e tyre.

Një pyetje që vjen natyrshëm: Çfarë mbetet në këmbë dhe sadopak i lirë prej pushtetit nga institucionet kulturore?

Drejtoria e çerdheve e kopshteve, institucioni i cili mbikqyr, administron dhe përkujdeset për të gjitha çerdhet dhe kopshtet publike në territorin e Bashkisë Shkodër, duke patur si detyrë sigurinë e mirqënien e fëmijëve të të gjithë shkodranëve, shkrihet gjithashtu, pa asnjë shpjegim se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e fëmijëve në radhë të parë, por edhe të punonjësve.

Me të njëjtin trajtim shpërfillës Drejtoria e Shërbimeve Bujqësore dhe Pyjore, që mbulon një bashki ku problematikat e bujqësisë janë të pafundme dhe me sipërfaqen më të madhe të pyjeve. Nga përmbytjet, investimet në rrjetin kullues e vaditës, apo tek menaxhimi i sipërfaqes pyjore.

Ky shkatërrim i qëllimshëm ka vetëm një arsye, abuzimin, mos mbajtjen e përgjegjësisë dhe rrënimin e bashkisë Shkodër. Në vend që të shkohet drejt decentralizimit siç edhe rekomandohet me forcë nga institucionet ndërkombëtare, modeli rilindas kthehet mbrapsht duke përqendruar gjithçka në pak duar afër titullarit.

Këto vendime janë njëlloj si ato që bëri kryeministri i tij, që Shkodrës i hoqi thuajse të gjitha drejtoritë dhe nuk ndalet së rrënuari traditën dhe historinë shekullore.

Reagimi i plotë i Benet Becit: 

Institucionet kulturore nuk janë më arat e babës!

Disa thonë që është kohë e humbur të merresh me përgënjeshtrime. Disa të tjerë thonë që përgënjeshtrimi amplifikon gënjeshtrën, po nuk ndërron mendjen e gënjeshtarëve. Unë vetë s’jam mësuar as të gënjej as të humbas kohë me gënjeshtarët. Por duke parë se si gënjeshtra për Teatrin “Migjeni” ka shqetësuar njerëz krejt të sinqertë e dashamirës po i them edhe unë dy fjalë.

Me ardhjen në drejtimin e bashkisë Shkodër, kemi parë e dëgjuar nga brenda gjëra që të vjen sekëlldi  t’i dish dhe të vjen turp t’i thuash publikisht.

Në Shkodrën ku kultura e sporti janë kryefjalë e historisë, shpirtit, vetëdijes dhe shpresës së qytetit, ne trashëguam një organikë të teatrit “Migjeni” ku 70 % të  rrogave u jepeshin individëve që nuk kishin asnjë lidhje me rolin e teatrit, por me punë të tjera mbështetëse, të cilat edhe ato nuk ishin bërë megjithëse mund të bëhen me shumë më pak njerëz të futur në bordero për ato punë.

Aktorët bënin prova pa asnjë kusht, trajtoheshin për keqardhje dhe lekët e biletava nuk dihet nga përfundonin, ndërsa ato të shpenzuara për naftë mbase kanë ngrohur teatrin e politikës po Teatrin “Migjeni” jo njëherë.

Idem edhe në insitucione të tjera kulturore e sportive,   ku organikat e fryra me punonjësish “mbështetës”, ishin një tallje e madhe me gjendjen e mjediseve të tyre.

Gënjeshtarët në fjalë që kanë mbushur Shkodrën me lajmin se po shkrihet Teatri “Migjeni” janë fiks përgjegjësit për mjerimin e mësipërm.

Ne kemi krijuar një drejtori të veçantë, e cila do të përmbushë nevojën e shërbimeve mbështetëse të insitucioneve, duke shkurtuar shpenzimet për qoka “mbështetëse” të teatrit politik dhe duke vënë në punë një sistem të ri për mirëmbajtjen e menaxhimin e  godinave.

Teatri do të jetë po aty, trupa e artistëve të teatrit do të jetë aty,  institucionet e tjera kulturore, sportive e arsimore, do të jenë po aty. Drejtuesit e tyre do të jenë po aty, por do të merren me art, kulturë, sport e arsim  siç iu takon, jo me punët angari që duhet t’i bënin ata që morën rroga plot po nuk i bënë kurrë.

Buxheti për kulturën dhe sportin bashkisë Shkodër në vitin 2024  është 50 % më I lartë se në 2023. Rrogat dhe honoraret e punonjësve të artit e kulturës janë edhe ato më dinjitoze. Edhe mirëmbajtja e godinave të institucioneve përkatëse do të jetë dinjitoze dhe kurrë më skandaloze.

Kjo është e vërteta ime, të tjerat le t’i vlerësojnë shkodranët./m.j

Next Post
Idrizi del me deklaratën e fortë: Nëse opozita vijon me Belerin, në 2025 dalim vetëm në zgjedhje

“Gjakprishur...”/ Idrizi, kundër Berishës e Metës që e kandiduan Belerin në Himarë: Greqia na kërcënon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krim i rëndë! 46-vjeçari dyshohet se vrau partneren shqiptare dhe i vuri flakën banesës

Krim i rëndë! 46-vjeçari dyshohet se vrau partneren shqiptare dhe i vuri flakën banesës

May 27, 2026
Muçi: Zgjedhjet pa garë në PD po e delegjitimojnë partinë, Berisha është patericë e Ramës

Muçi: Zgjedhjet pa garë në PD po e delegjitimojnë partinë, Berisha është patericë e Ramës

May 27, 2026
Eurojust zbardh operacionin Itali-Shqipëri: 12 të arrestuar për drogë, vrasje dhe pastrim parash

Eurojust zbardh operacionin Itali-Shqipëri: 12 të arrestuar për drogë, vrasje dhe pastrim parash

May 27, 2026
“Merrja deri në 2 milionë dollarë në javë”, trafikanti i armëve që implikoi familjen Berisha në masakrën e Gërdecit flet për fitimet marramendëse

“Merrja deri në 2 milionë dollarë në javë”, trafikanti i armëve që implikoi familjen Berisha në masakrën e Gërdecit flet për fitimet marramendëse

May 27, 2026
Gjykatat nuk ndryshojnë kurs për masat e sigurisë, burgjet mbeten plot me të paraburgosur

Gjykatat nuk ndryshojnë kurs për masat e sigurisë, burgjet mbeten plot me të paraburgosur

May 27, 2026
“Drafti i publikuar është trillim i plotë”, Shtëpia e Bardhë mohon marrëveshjen me Iranin

“Drafti i publikuar është trillim i plotë”, Shtëpia e Bardhë mohon marrëveshjen me Iranin

May 27, 2026
Rekord kontributesh në Shqipëri! 670 mln euro të derdhura për sigurimet, rriten me 153% të ardhurat krahasuar me 2016

Rekord kontributesh në Shqipëri! 670 mln euro të derdhura për sigurimet, rriten me 153% të ardhurat krahasuar me 2016

May 27, 2026
Telefonatë me tensione mes Trump dhe Netanyahut, përplasje për Iranin!

Telefonatë me tensione mes Trump dhe Netanyahut, përplasje për Iranin!

May 27, 2026
Inteligjenca Britanike zbulon numrin e vërtetë të ushtarëve ruse që janë vrarë në luftën e Ukrainës

Inteligjenca Britanike zbulon numrin e vërtetë të ushtarëve ruse që janë vrarë në luftën e Ukrainës

May 27, 2026
Marrëveshja e Ohrit dhe të drejtat e shqiptarëve në fokus të takimeve të kongresmenëve amerikanë

Marrëveshja e Ohrit dhe të drejtat e shqiptarëve në fokus të takimeve të kongresmenëve amerikanë

May 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In