• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shkodër, riorganizohet Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

by Aalison Pearse Stevens
20/05/2016 22:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eshtë  zhvilluar para pak ditësh në  sallën e Këshillit të Bashkisë  së  Shkodrës një mbledhje e Unionit të  Gazetarëvë  Shqiptarë, Dega Shkodër, në  kuadër të  riorganizimit  në  shkallë vendi të  kësaj  organizate kombëtare mediatike.

Ishte i pranishëm edhe kryetari i UGSH, Aleksandër Cipa si dhe anëtari i kryesisë  Besim Dybeli.

Kryetari i Degës  së  Shkodrës së Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Arben Lagreta, përsëriti  para kolegëve dorëheqjen e tij pas 9 vjetësh drejtimi.

Në vijim ai mbajti  një  raport të hollësishëm  të aktivitetit 9-vjecar të Degës së Shkodrës, si një  ndër degët e para më  cilësore dhe më aktive në vend të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, e themeluar qysh në korrik të vitit 2007.

Lagreta u ndal konkretisht në  seminaret, sesionet e informimit dhe trainimet nga më  të  ndryshme që  gazetarët e Shkodrës kishin përfituar jo vetëm brenda por edhe jashtë  vendit gjatë  gjithë  këtyre viteve.

13239899_1986289384930260_7578738985080169961_n

 

Mbledhja vijoi me fjalën e  kryetarit të  Unionit të  Gazetarëve Shqiptarë  Aleksandër Cipa i cili falenderoi parafolësin për gjestin qytetar të dorëheqjes, për kontributin e tij të  gjatë  si dhe për përfaqësimin  dinjitoz që i bëri  UGSH jo vetëm në rajonin e Shkodrës por edhe në aktivitete  ndërkombëtare.

“Shkodra është  një  nga qytetet që  determinon skenën mediatike të vendit jo vetëm nga numri i mediave që funksionojnë, jo vetëm të historisë që ka në  media, të  kontributit dhe investimit, por edhe për një  arsye tjetër që ne e konsiderojmë  si organizatë. Shkodra ka media të  cilat janë në garën e tyre të inovacionit teknologjik dhe për këtë arsye ne kemi krenarinë  që  në  Shkodër kemi një  zë  unitar të  kolegëve të  bashkuar për të  qenë  pjesë  edhe e aktivizmit të  ri qoftë  protestues, qoftë  reagues që  është  paralajmëruar se do të  kemi në  muajt e ardhshëm.”, u shpreh ndërmjet të  tjerash Cipa në  fjalën e tij.

Më  tej ky i fundit u ndal në  riorganizimin në  shkallë  vendi dhe në  vitalitetin  akoma më të madh që  do të  fitonte në  vijim të  rrugës së  tij të  gjatë  mbi 10-vjecare  Unioni i Gazetarëve Shqiptarë  si organizata më  e madhe e gazetarëve  në  vend.

Në  mbyllje u bë  edhe procesi i votimit për kryetarin e ri të  kësaj dege  ku me konsensus dhe në  vijim me shumicë  votash rezultoi  fitues  gazetari  sportiv  Gaspër Marku.

Ndërkohë burime nga Zyra e Shtypit e Unionit të  Gazetarëve Shqiptarë në Tiranë bëjnë  të  ditur se Arben Lagreta është  emëruar si Koordinator Rajonal për Veriun dhe për marrdheniet e bashkëpunimit me gazetarët  në  Mal të  Zi.

Next Post

Shaqiri, Xhaka dhe Behrami, vjen një konfirmim nga FFK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha në Bukuresht: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian ecin krah për krah

Hoxha në Bukuresht: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian ecin krah për krah

November 6, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Shkon në 95 numri i të ndëshkuarve, 12 protestues të tjerë gjobiten me nga 5 mijë lekë të reja

November 6, 2026
‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh

‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh

November 6, 2026
Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

November 6, 2026
Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

November 6, 2026
Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

November 6, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

November 6, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO / A do vinë izraelitët në Tiranë?! Plani çifut për kryeqytetin sipas Ben Blushit!

November 6, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Autoportreti i një opozite (të re) më shumë “koka”

November 6, 2026
Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In