• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkodër-Prishtinë, tragjedia e familjes Bushati më 1944

by Artan Boriçi
05/05/2019 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

nga Artan Boriçi

Në tetor të vitit 1943 Shqipëria u shpall vend me “neutralitet të
mbikqyrur’’, ndërkohë që forcat gjermane mbushën vakumin që lanë
forcat italiane të kapitulluara në shtator 1943. Në vjeshtë të vitit
1944 forcat naziste pësuan humbje të konsiderueshme në trupa dhe
teknikë luftarake prej brigadave partizane. Që në maj forcat gjermane
nuk i quanin partizanët “terroristë’’ apo “banditë’’, pra i
trajtonin si formacione luftarake në luftë. Në këtë mënyrë, të
burgosurit e të dy palëve i nënshtroheshin Konventës së Gjenevës.

Në këtë sfond të përgjithshëm, në gusht të vitit 1944, me firmë të
Llesh Marashit, komandant i xhandarmërisë së qarkut Shkodër, dorëzohen
tek Gestapoja gjermane qindra të burgosur politikë për tu dërguar në
kampin nazist të Prishtinës.

Familja Bushati është familja më e madhe në Shqipëri. Një pjesë e saj,
familja e Xheladin Bej Bushatit, ishte lidhur me rezistencën
antifashiste. Djali i madh i Xheladinit, Seiti ishte ndër 200 anëtarët
e parë të Partisë Komuniste Shqiptare dhe kreu i Rinisë Komuniste në
Shkodër. Ai qendronte i fshehur, prandaj kapja e tij prej Kuesturës
fashiste dhe më vonë prej xhandarmërisë dhe Gestapos u tregua të ishte
mision i pamundur.

Në mesin e 140 të burgosurve politikë ishin Shyqyriu, djali i
Xheladinit dhe Xhemali, kushëri i tij i parë, të arrestuar nga
xhandarmëria e Shkodrës në bazën ku ndodhej teknika e Partisë
Komuniste. Ishte gjithashtu, Burhani, djali i Xhaladinit, 13 vjeç, i
arrestuar në shtëpi në prani të babait Xheladinit dhe së ëmës Havasë.
Myzejeni dhe Aliu, në moshën 6 dhe 4 vjeçare nuk arrestohen. Xheladini
dhe Havaja qendrojnë 24 orë në xhandarmëri dhe më pas lirohen, ndërsa
Shyqyriu dhe Burhani, Xhemali dhe kushëriri i tyre Abdulla Kastrati
dërgohen në kampin nazist të Prishtinës.

Kampi i Prishtinës ishte në mbyllje si rezultat i tërheqjes së
gjermanëve. Gjermanët vendosën të pushkatonin të burgosurit, vendim që
ishte në kundërshtim me Konventën e Gjenevës për të burgosurit e
luftës. Në Shkodër u hap fjala se të burgosurit e Prishtinës mund të
liroheshin me një sasi të caktuar floriri për çdo të burgosur. Prandaj
Xheladin Beu niset për Prishtinë për të liruar dy djemtë dhe nipat e
tij.

Siç tregon Burhani, kryetar i shoqatës së veteranëve të Luftës
Antifashiste Nacionalçlirimtare të Shkodrës, fjala “komm’’ do të
thoshte të dilje nga qelia dhe të mos ktheheshe më. Kështu ndodhi me
Shyqyriun dhe dy kushërinjtë e tij më 23 tetor 1944. Por ndërsa
Burhani po linte qelinë një kapter gjerman i afrohet dhe e shtyn duke
i bërtitur “weg-weg-weg’’ dhe Burhani ndryhet përsëri në qeli. Disa
ditë më vonë vjen urdhëri i lirimit. Një nazist kroat lexoi emrat e të
burgosurve që duhet të liroheshin: Shyqyriu, Burhani, Xhamali dhe
Abdullai. Xheladini pagoi në flori për lirimin e katër të burgosurve,
ndërkohë që vetëm Burhani ishte gjallë.

Pas lirimit Burhani kaloi një sëmundje të rëndë dhe mbaroi
universitetin për ekonomi. Ai u punësua në ndërmarrjen ushqimore në
Shkodër ku doli edhe në pension si shef plani.

Shyqyriu, Xhamali dhe Abdullai u shpallën dëshmorë të atdheut. Eshtrat
e tyre u vendosën në Shkodër shumë vite më vonë. Emri i tyrë është në
një pllakë mermeri në varrezat e dëshmorëve në Tiranë.

Llesh Marashi, pasi drejtoi luftën e armatosur të  23 janarit 1945
kundër partizanëve, kapet prej tyre dhe ekzekutohet me varje në
Shkodër në vitin 1946. Në vitin 2018 ai shpallet “Nderi i Qarkut
Shkodër”.

Next Post
Arrestohen në lokal shpërndarësit e drogës në Kurbin

Arrestohen në lokal shpërndarësit e drogës në Kurbin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Shqipëri e re me zakone të vjetra?

June 27, 2026
“Shqipëria nuk shpëtohet nga komunistja italiane”, ish-sekretarja e PD për ardhjen e  eurodeputetes Salis në Tiranë

“Shqipëria nuk shpëtohet nga komunistja italiane”, ish-sekretarja e PD për ardhjen e eurodeputetes Salis në Tiranë

June 27, 2026
Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

Kokalari nxjerr emrat: Nga Kanadaja në Tiranë, ja kush janë njerëzit e regjimit iranian të përfshirë në protestë

June 27, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Petraj: Protestuesit duhet t’i kishin lënë kohë qeverisë të plotësonte kërkesat

June 27, 2026
“Animals Need Me” peticion institucioneve: Të ndalet helmimi i kafshëve në Shqipëri

“Animals Need Me” peticion institucioneve: Të ndalet helmimi i kafshëve në Shqipëri

June 27, 2026
Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

“Në SHBA do shkoj para së të bëhem Kryeministër”, Berisha: Protesta duhet të fitojë!

June 27, 2026
KQZ shpall rezultatet përfundimtare, procesi vijon me certifikimin nëse ka mungesë ankesash

KQZ shpall rezultatet përfundimtare, procesi vijon me certifikimin nëse ka mungesë ankesash

June 27, 2026
Goditje e rëndë për Spanjën, Yeremy Pino humbet pjesën e mbetur të Botërorit

Goditje e rëndë për Spanjën, Yeremy Pino humbet pjesën e mbetur të Botërorit

June 27, 2026
“Liverpool Echo”: Lumi i Shalës: Mes Alpeve Shqiptare, ku natyra shfaqet në formën e saj më magjike

“Liverpool Echo”: Lumi i Shalës: Mes Alpeve Shqiptare, ku natyra shfaqet në formën e saj më magjike

June 27, 2026
“Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme

“Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In