• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shkodër policia prangos 6 persona për vepra të ndryshme penale

by Java News
07/11/2017 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në qytetin e Shkodrës janë arrestuar 6 persona si të përfshirë në veprimtarinë kriminale të  shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe persona të shpallur në kërkim. Në kuadër të këtij operacioni janë vënë në  pranga , Anri Papaligori, 35 vjeç, banues në Lezhë, Albert Lokaj , 30 vjeç, banues në Shkodër, Albert Lokaj , 30 vjeç, banues në Shkodër dhe Pjetër Kokaj, 23 vjeç, banues në fshatin Ivanaj, Malësi e Madhe.

Sakaq, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 automjete, 26.4 gram lëndë narkotike e llojit heroinë si dhe 6 telefona celular.Gjithashtu në pranga të policisë së Shkodrës kanë rënë edhe dy persona të tjerë të cilët ishin të shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit të policisë të arrestuarit e shpallur në kërkim janë , Kolë Qershia 30 vjeç, i dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim” dhe Bledar Gjinaj 40 vjeç, banues në Fushë Arrëz, me masë sigurimi “Arrest me burg” për veprën penale “Kanosje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”

Ndërkaq vijon operacioni për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë  dyshohet se kanë bashkëpunuar me personat e arrestuar.

Njoftimi i plotë i policisë së Shkodrës:

Në vijim të operacionit të koduar “Bahçallëku” janë arrestuar në flagrancë edhe 4 shtetas si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale të “Mbajtjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë me metoda speciale të hetimit nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Anri Papaligori, 35 vjeç, banues në Lezhë, në vijim të hetimeve me datë 07.11.2017, këtij shtetasi gjatë kontrollit personal në portofolin e tij kishte një zarf të vogël brenda të cilit kishte një sasi lënde e dyshuar lëndë narkotike Heroinë.

Albert Lokaj , 30 vjeç, banues në Shkodër, në vijim të hetimeve ky shtetas ka rezultuar se ka blerë sasi të konsiderueshme dozash lënde narkotike tek shtetasi Denis Shema gjatë periullës dy mujore të hetimit.

Loreta Paço, 36 vjeçe, banues në Shkodër, në vijim të hetimeve proaktive kjo shtetase ka rezultuar se në vazhdimësi ka ndihmuar shtetasin Denis Shema në shitjen e lëndës narkotike, gjatë periudhës dy mujore të hetimit.

Pjetër Kokaj, 23 vjeç, banues në fshatin Ivanaj, Malësi e Madhe, në vijim të hetimeve me daten 07.11.2017 , ku këtij shtetasi gjatë kontrollit personal i është gjetur në xhep një qese plastike me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, ku rezultoi me peshë 3.8 gram.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, konkretisht:

2 Automjete

26.4 gram lëndë narkotike Heroinë

3.8 gram lëndë narkotike Cannabis Sativa

6 telefona cellular.

Vazhdojnë hetimet në lidhje me bashkëpunëtorët e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për këta shtetas, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Gjithashtu në kuadër të planit të operacionit për kapjen e personave në kërkim nga strukturat e Komisariatit Policisë Shkodër është bërë ndalimi i shtetasit:

Kolë Qershia 30 vjeç, i dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim” e parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal

Si dhe nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë është ndaluar shtetasi:

Bledar Gjinaj 40 vjeç, banues në Fushë Arrëz, me masë sigurimi “Arrest me burg” për veprën penale “Kanosje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.

ma.me

Next Post
Vrasjet në Lushnje/ Motra e Laert Haxhiut: Ndjehemi të frikësuar, duam të largohemi nga Shqipëria

Vrasjet në Lushnje/ Motra e Laert Haxhiut: Ndjehemi të frikësuar, duam të largohemi nga Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In