Policia asgjeson 4697 bimë të dyshuara Cannabis – Sattiva.
Më datë 24.06.2016 nga Policia e Shkodrës në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike u konstatuan dhe asgjesuan me anë të djegies, 4697 (katër mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e shtatë) bimë gjithsej të dyshuara Cannabis – Sattiva në Njësinë Administrative Guri i Zi, Shkodër dhe Qafë Mali, Fushë Arrëz.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal./a.m.