Një 53 vjeçar ka mbetur i plagosur më sëpatë në kokë gjatë një konflikti me një bashkëfshatar.
Policia njofton se sot rreth orës 11:10, ka marrë një telefonatë se në fshatin Guri Zi, Shkodër, ka ndodhur një konflikt, ku ka menjëhere kanë shkuar dhe kanë konstatuar se shtetasi P. P. 40 vjeç, banues në fshatin Juban, Shkodër, ka goditur me mjete të forta në kokë, shtetasin I. D. 54 vjeç, banues në fshatin Guri Zi, Shkodër.
I dëmtuari, një tregtar peshku, ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën, ndersa policia po punon për kapjen dhe shoqërimin e autorit, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimt për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./a.m.