Stallat e disa fermerëve në aksin Shkodër-Velipojë, në vendin e quajtur ura e “Gjo Lulit” janë përfshirë nga flakët.
Për të shuar zjarrin janë nisur zjarrfikësit që kanë vënë nën kontroll flakët.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se zjarri mund të jetë vënë me qëllim, por për të hedhur dritë mbi ngjarjen priten hetimet e policisë./a.m.