• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shkodër/Paralajmërohet biznesi: Cili nuk zbaton masat e higjienës, do mbyllet!

by Java News
16/03/2020 23:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësorë  janë ushtruar kontrolle dhe inspektime në territoret e pesë bashkive në 84 bar-restorante që rezultuan të mbyllura, në 23 furra buke për të parë respektimin e rregullave të sigurisë ushqimore, në 38  markete ku  u konstatua se zbatoheshin  rregullat e higjienës dhe në 5 fabrika-fasonerie të cilat ishin të mbyllura.

Komisioni Mbrojtjes Civile –Qarku Shkodër,  ka koordinuar veprimtarinë e të gjithë strukturave duke kërkuar me këmbëngulje zbatimin e  masave në zbatim të Aktit Normativ  nr. 3, datë 15.3.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga covid-19” si dhe urdhrin nr.168/1 datë 15.03.2020 të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe të gjithë masave që janë marrë për të parandaluar sa më shumë të jetë e mundur shpërndarjen e infeksionit nga COVID-19, duke rritur  përqendrimin e strukturave dhe inspektorateve tek disiplinimi dhe zbatimi i rregullave të higjienës dhe tregtisë në tregjet e  hapura, të cilat nëse nuk i zbatojnë do të mbyllen.

Gjithashtu ka  vijuar veprimtaria e strukturave për ndalimin e qarkullimit të automjeteve por edhe kufizimin e lëvizjes së këmbësorëve kryesisht në zonën e Liqenit të Shkodrës, nëpërmjet postoblloqeve bashkëpunuese të DVP, FNSH, Repartit të Ushtrise Vau-Dejës 1010 dhe Policisë Bashkiake, të cilët kanë kufizuar edhe qëndrimin e njerëzve në lulishtet e qytetit duke deleguar detyra konkrete për zbatimin e urdhrit të Kryeministrit  për ndalimin e qarkullimit te këmbësorëve pas orës 18.00. (Shqiptarja.com)

Next Post
Doktorët kinezë festojnë duke hequr maskat, mbyllet spitali i fundit provizor në Uhan

Doktorët kinezë festojnë duke hequr maskat, mbyllet spitali i fundit provizor në Uhan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com