• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shkodër, në shtëpinë e Aishtës hyjnë blindat, shkëmbim i fortë zjarri

by
03/10/2015 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një oficer policie i qarkut Shkodër ka mbetur i vrarë pasditen e së shtunës gjatë një operacioni për kapjen e një të dyshuari. Burime policore lokale bëjnë të ditur se uniformat blu, në bashkëpunim me ato të FNSH-së, ishin vënë në ndjekje të një personi që më herët kishte plagosur një të ri 21-vjeçar.

Për t’i shpëtuar rrethimit të policisë, shtetasi Ruzhdi Aishta ka hapur zjarr ndaj tyre duke plagosur rëndë komandantin e FNSH-së, Simon Gjeta, i cili ka ndërruar jetë pak më vonë, rrugës për në spital.

policiiii

    ( Në foto komandanti i FNSH-së në Shkodër Simon Gjeta)

Ndërkohë, i kërkuari mbahet i rrethuar nga forcat speciale të RENEA-s, të cilat u kanë ardhur në ndihmë kolegëve të FNSH-së. Më herët, Aishta ishte përfshirë në një sherr në një lokal në fshatin Oblikë, ku kishte qëlluar me armë 21-vjeçarin Besmir Sherbela.

shkoder_13

Ngjarja ndodhi pas një sherri të momentit, me Sherbelën që mori një plagë në shpatull, ndërsa Aishta arriti të largohej nga vendi i ngjarjes. 21-vjeçari Sherbela u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia: Kujdes! 50-vjeçari Aishta shumë i rrezikshëm 

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen që i mori jetën komandantit të FNSH-së si dhe u plagos një tjetër. Sipas policisë Ruzhdi Aishta qëlloi fqinjin e tij pas një debati për një gardh. 50-vjeçari Aishta qëlloi më pas efektivin e FNSH-së në momentin që ai do ta arrestonte. Aishta njihet si person problematik dhe me rrezikshmëri shumë të lartë.

Oblike12

Ndërkohë një autoblindë pranë banesës së vrasësit të oficerit të FNSH-së. Policia ka njoftuar se do të veprojë me autoblindë në banesën e të dyshuarit nëse ai refuzon të dorëzohet. Gjithashtu policia u ka bënrë thirrje banorëve të zonës që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Kreu i policisë së Shtetit Haki Çako, sipas mediave, i ka dhënë urdhër efektivave që kanë rrethuar vrasësin, që të qëllojnë nëse kanë fushëpamje.

Nderkohë pak momente më parë mediat në terren njoftojnë se kanë rinisur të shtënat nga objekti ku ndodhet Ruzhdi Aishta.

Pas orës 24.40 minuta raportohet se policia po hyn në shtepinë e Aishtës me autoblind. Dëgjohen krisma të shumta dhe thirrje “hidhe përtojë armën”. Mesa duket operacioni për kapjen e Ruzhdi Aishtës ka hyrë në fazën finale.

Lajmi në përditësim…

Next Post

DOKUMENT / Si i shpëtuan burgut me ndihmën e gjykatës vrasësit e “1 Majit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

January 4, 2026
Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

January 4, 2026
“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

January 4, 2026
Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

January 4, 2026
Asllani ndjek fitoren e Torinos nga stoli, Ismajli vendimtar me asist

Asllani ndjek fitoren e Torinos nga stoli, Ismajli vendimtar me asist

January 4, 2026
Librashitësi i fundit i Gazës: I dogjëm librat për t’u ngrohur, por kultura mbetet

Librashitësi i fundit i Gazës: I dogjëm librat për t’u ngrohur, por kultura mbetet

January 4, 2026
Dështimet e ‘trashëgimtarit’ të Chávez, fiksimi i Nicolás Maduro me tradhtinë

Dështimet e ‘trashëgimtarit’ të Chávez, fiksimi i Nicolás Maduro me tradhtinë

January 4, 2026
Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork

Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork

January 4, 2026
Përjashtimet në PD/ Hila: Alibeaj tregoi se si do të qeveriset fraksioni i Bashës!

Pse gëzon Tirana më shumë se Karakasi?

January 4, 2026
Rubio: SHBA-të, sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje me drogë në Karaibe

Paqartësi për të ardhmen e Venezuelës, Rubio: SHBA do të vendosë karantinë ushtarake

January 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In