Bashkia e Shkodrës bën me dije se edhe pse janë ndërprere reshjet e bores, ka pasur furtunë dhe ere të forte në fshatin Theth dhe qe ka shkaktuar dëme ne disa banesa.
Trashësia e bores ne rruge ne Prekal 5-10 cm. Trashësia e bores ne rruge ne Kir 10-20 cm. Trashësia e bores ne rruge pranë “Gjeologjikes” ne rrugën e Malit te Shoshit rreth 65 cm.
Trashësia e bores ne rruge ne Qafen e Thores mbi 100 cm dhe ne disa vende edhe mbi 200 cm. Rruget per ne tre NJA kane qene te pakalueshme nga Prekali-Mali i Shoshit-Theth dhe ne drejtimin tjetër Boge-Qafa e Thores-Theth.
Bashkia Shkodër ka vene ne pune mjete te subjekteve te kontraktuara per lirimin e rrugës ne drejtimin Prekal-Mali i Shoshit-Theth. Eshte bere e mundur lirimi i rrugës nga Prekali-Kir-Mali i Shoshit-Gjeologji gjate dites se djeshme 06.01.2017. Ky segment rrugor është bere i kalueshëm vetëm për mjete fuoristrada me zinxhirë. Po vazhdon puna ne ketë segment rrugor edhe gjate ditës se sotme me dy mjete fadroma duke synuar lirimin e rrugës deri ne Theth.
Është siguruar për ketë segment rrugor kripe dhe skorie për tu shpërndare ne vendet me te nevojshme te ketij segmenti. Ndërkohe ne bashkëpunim me DPEC dhe mjete te ushtrisë eshte parashikuar te punohet ne segmentin rrugor Qafa e Thores-Theth. Bashkia Shkoder ka vene ne dispozicion karburantin për furnizimin e mjeteve qe do te punojnë ne kete segment, ndonëse nga ana jone vlerësohet se mund te kete rrezik per punonjësit për shkak te ortekëve te mundshme ne kete segment.
Deri ne ketë moment mjetet nuk kane arritur ende ne Qafen e Thores. Furnizime me energji elektrike. Prej 3 ditësh nuk ka energji ne NJA Pult. Shkak i ndërprerjes është dëmtimi i linjës qe furnizon NJA Pult nga Bregu i Lumit. Ndërkohë qe një linje alternative qe furnizonte këtë njësi ne dimër nga Prekali është dëmtuar prej disa kohesh dhe është lajmëruar ky fakt për strukturat përgjegjëse. Ka patur shkeputje te vazhdueshme te furnizimit me energji elektrike ne NJA Shale. Nuk ka shqetësim te paraqitur nga NJA Shosh.
Dëmtime te mundshme te banesave. Gjate natës se kaluar ne fshatin Theth ka pasur dëmtime ne dy banesa dhe konkretisht ne banesën e familjes Rrashkadoli dhe një banese tjetër dhe këto janë relatuar nga Administratori i NJA Shale dhe Kryetari i fshatit Theth.
Nderkohe, sot date 7 janar ka filluar puna per hapjen e aksit Boge-Theth, ne kushte ekstreme te motit, ne temperature -15 grade ne oren 11.00, trashesia e bores eshte mbi 1m dhe ne disa vende mbi 1.5 m. Puna vazhdon./a.m.