Një makinë ka rënë në kanal në rrugën Velipojë-Shkodër, duke shkaktuar plagosjen e katër personave.
Policia ka bërë të ditur se të plagosur janë A.P., 34 vjeç, R.R., 18, E.T., 22, dhe A.T., 21 vjeç.
Njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë, ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i aksidentit.