Gjykata e Shkodres ka caktuar sot masen e sigurise per personate arrestuar pas perplasjeve ne KZAZ e ketij qyteti, duke caktuar arrest me burg per dy policet e bashkise dhe arrest shtepie per tre persona te tjere.
Pas vendimit reagon ashper kryebashkiakja Voltana Ademi, duke e quajtur kete vendim te padrejte dhe duke thene se ata po mbahen peng si te burgosur politike.
Reagimi i Voltana Ademit
Kjo eshte diktature! Drejtesia e kapur nga kryeministri antikueshtues le ne burg dy policet bashkia Alfred Nikolli dhe Gentian Bytyçi u vendos te mbahen peng si te burgosur politike.
Edhe tre te tjeret, Adi Garuci, Aleks Ndoi dhe Oraldo Thepi do te duhet te qendrojne ne arrest shtepie. Te gjithe keta jane heronjte tane, heronjte e zgjedhjeve te lira e te ndershme, heronjte e fjales se lire!
Asnje hap pas! Perballe kryeministrit- fatkeqesi kombetare!