• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shkodër/ Legalizime të jashtëligjshme, 4 ish-zyrtarë të ALUIZN-it përfundojnë në Prokurori

by Java News
28/12/2017 15:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

KLSH ka kallëzuar në prokurori ish drejtorin, 3 ish përgjegjës të sektorit legalizimit  dhe juristin e drejtorisë rajonale të ALUIZNIT-t, qarku Shkodër. Sipas KLSH Janë kryer legalizime të jashtëligjshme me sipërfaqe 15 661 m2 në brigjet e liqenit të Shkodrës, në brigjet e lumit Buna(Zona të mbrojtura), nuk kanë shkualifikuar  993 objekte  të ndërtuara në zonën historike, arkeologjike apo zonë e mbrojtur si dhe kanë shmangur procedurat ligjore për arkëtimin e  189,311 mijë lekë, të ardhura këto të munguara për fondin e kompensimit të ish pronarëve.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 734/1,  datë 24.07.2017,  ka audituar Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI-t, Qarku Shkodër, për periudhën Janar 2015  deri më Korrik 2017.

Nga ky auditim, u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër,  për A.D ish/ Drejtorin e ALUIZNI-t, E.B, ish përgjegjëse e Sektorit të Legalizimit, I.SH Përgjegjëse e sektorit të Hartografisë dhe Çështjeve të Pronësisë Hartografisë, A.B me detyrë specialist për çështjet e pronësisë dhe jurist i Njësisë së Prokurimit dhe F.T ish përgjegjës i sektorit të Legalizimit, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal, për:

-Për 1932 objekte informale janë kryer të gjitha procedurat kualifikuese për legalizim janë përgatitur e printuar lejet e legalizimit  prej një periudhe  nga 2 – 3 vjet por “nuk i janë dhënë qytetarit”,  këto  dosje janë në administrim nga drejtuesit dhe nuk janë kthyer në arshivë, duke mos respektuar afatin ligjor në 30 ditë për dhënien proceduesit të lejes së legalizimit.

-Nuk ka dokumentacion shkresor  për skualifikimin ose jo të 993 objekteve te ndërtuara në zonën historike, arkeologjike apo zonë e mbrojtur, si dhe nuk disponon dokumentacion për informimin e Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t Tiranë dhe institucionet e vetëqeverisjes vendore në Qarkun e Shkodër.

– Në 22 raste nuk janë pasqyruar kufitarët e parcelës ndërtimore të zënë dhe pa përcaktuar largësitë  e bazës së objektit  nga kufijtë  e parcelës, largësitë nga objekti te kufiri i pronës, largësitë nga pikat ekstreme të pronës dhe objekteve, si dhe nuk është respektuar afati 60 ditor  për marrjen e vendimit për kualifikimin ose skualifikimin e praktikës së legalizimit nga data në të cilën është mbajtur procesverbali i konstatimit në terren, veprime këto në kundërshtim me VKM Nr. 280, datë 1.4.2015.

-Në 7 raste nuk disponohet në dosje dokumentacioni që pasqyron periudhën e ndërtimit pa leje, ndryshimet e sipërfaqeve të ndërtimit, kohën e ndërtimit dhe objektet e papërfunduara.

-Në 57 raste, legalizimi i objekteve informale është kryer në kundërshtim me dispozitat e ligjit të legalizimit dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, konkretisht:

-Në 1 rast me sipërfaqe 115 m2, është kryer legalizim i objektet pa respektuar distancat nga brigjet, objekti ndodhet në një distancë prej buzës së lumit më pak se 100 metrash veprime këto në kundërshtim me Ligjin  Nr. 8093,  datë  21.03.1996   “Për rezervat ujore”.

-Në 13 raste me sipërfaqe 4575 m2, janë kryer legalizime të objekteve pa respektuar distancat nga rrugët nacionale e Urbane.

-Në 24 raste për 10791 m2, sipas dokumentacionit të pronësisë lëshuar nga ZVRPP, parcela ndërtimore e zënë, ndodhet e regjistruar në pasurinë e llojit “Arë, pyll”, zona informale këto të pa miratuara nga KRRTRSH/KKT. Pra legalizimi është kryer në zona “Territore të tjera”, gjatë procedurave të legalizimit të objekteve informale, duke ndryshuar zërin kadastral, regjimin e tokës në llojin e pasurisë “Truall” dhe në 1 rast objekti i legalizuar është aktualisht me statusin e territorit publik.

-Në 15 raste  objektet e legalizuara janë aktualisht brenda zonës së mbrojtur të Liqenit të Shkodrës  veprim në kundërshtim me ligjin nr. 8906, datë 6.6.2002 “Për zonat e mbrojtura” ndryshuar me ligjin nr. 9868, datë 4.2.2008 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8906, datë 6.6.2002 “Për zonat e mbrojtura”, neni 19 “Përdoruesit e zonave të mbrojtura”.

-Në 3 raste  objektet e legalizuara janë aktualisht brenda zonës së mbrojtur të Lumit Buna, në dosje nuk ndodhet plani i menaxhimit të zonës dhe aprovimi i lejes mjedisore, dokument ky që i bën të paligjshme këto legalizime.

-Në 2raste janë lëshuar Leje legalizimi në objekt të papërfunduar, veprime në kundërshtim me nenin 2  (pika 1) dhe  27, të  ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006  me ndryshime.

-Në të gjitha rastet, Komisioni i Prokurimit me vlera të vogla nuk ka bërë përllogaritjen e fondit limit, në kundërshtim me nenin 12 të Ligjit nr.9643, datë 20.01.2006, “Për prokurimin Publik”, i ndryshuar dhe nenin 9 të VKM nr.914, datë 29.12.2014 “Për rregullat e prokurimit publik”.

-Për procedurën e prokurimit “Shërbimi i evidentimit faktik në terren i ndërtimeve pa leje të Qarkut Shkodër”, mungon kërkesa për nevojat dhe vlerën e kërkuar për prokurim nga sektorët përkatës pa identifikuar dosjet sipas zonave informale të shtrira dhe të klasifikuara sipas ZK.

– Njësia e Prokurimit  ka shkelur procedurat ligjore për përllogaritjen e fondit limit, pa informacion analitik mbi numrin faktik dhe gjendjen reale të ndërtimeve pa leje sipas zonave dhe vetëdeklarimeve të bëra nga individët.

– Autoriteti kontraktor nuk ka përcaktuar çmimin e analizuar në bazë të termave të referencave dhe zërave përbërës të këtij shërbimi, pa asnjë të dhënë për analizën e kostos, përqindjen e fitimit, apo qiraja e përdorimit të ambienteve në DR Aluizni Shkodër apo vend ndodhje tjetër jashtë institucionit.

Në 62 rastet e evidentuara me sipërfaqe totale 20038 m2,  nuk është llogaritur  dhe arkëtuar  vlera 189,311 mijë lekë, kjo e ardhur e munguar për taksën e infrastrukturës në shërbim të NJVQV-ve  dhe për fondin e kompensimit të ish-pronarëve.

-Është paguar padrejtësisht një subjekt privat me vlerë TVSH-je tepër prej  900 mijë lekë.

KLSH i ka kërkuar  Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t, të vlerësojë shkallën e përgjegjësisë dhe marrjen e masave disiplinore për 13 punonjës: E.B, I.SH, E.T  me detyrë përgjegjës sektori, z. A.B juristi i institucionit dhe J.N, N.M, N.V, I,K A.T, K.SH, SH.K, N.V, E.P, Z.L dhe S.S me detyrë specialistë.

Për A.D ish/ drejtori i  Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t,Qarku Shkodër, E.B, ish përgjegjëse e Sektorit të Legalizimit, I.SH,Përgjegjëse e sektorit të Hartografisë dhe Çështjeve të Pronësisë Hartografisë, A.B me detyrë specialist për çështjet e pronësisë dhe jurist i Njësisë së Prokurimit dhe F.T ish përgjegjës sektori, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, KLSH ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre duke i përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.

ma.me

Next Post
Mbaron afati zyrtar për aplikimet, 7 kandidatë për Kryeprokuror

Lufta kundër korrupsionit, Gjermania siguron Markun për mbështetje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com