• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SHKODER/ Kush është biznesmeni i arrestuar, nga pallati 10 kate pa leje, te fshehja në makinën e ish- deputetit

by Java News
04/12/2018 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërtoi pallat 10 kate me vlerë 2 milionë euro, arrestohet biznesmeni nga Shkodra, Bardhok Planaj. Policia e Shkodrës, pas një hetimi disamujor ka vënë në pranga 44-vjeçarin Bardhok Planaj, një emër ky i njohur jo vetëm në qytetin verilindor. Arrestimi i tij ka ardhur për shkak se ka ndërtuar një pallat me 10 kate pa leje. Përveç kësaj, ndërtesa me vlerë 2 milionë euro dyshohet se është financuar nga të ardhura që mund të kenë ardhur si rrjedhojë e aktivitetit kriminal që ka kryer ky shtetas më parë.

Lëshimi i urdhrit të arrestimit të tij nga Gjykata e Shkodrës është bërë për tri veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Ndërtim pa leje”.

Prokuroria në bashkëpunim me Policinë prej disa muajsh kishin nisur hetime për 44-vjeçarin, i cili tri vite më parë ishte pjesë dhe e debateve politike në vend, pasi i shpëtoi arrestimit në vitin 2015 duke u fshehur në makinën e ish-deputetit, Mark Frroku. Përveç kësaj, në fund të vitit 2014 biznesmeni u shpall në kërkim për sasinë rekord të lëndës narkotike prej 800 kg kanabis sativa të kapur në Lagunën e Vilunit në Lezhë, që kishte si destinacion Malin e Zi.

PALLATI

Edhe pse pa lejen përkatëse të autoriteteve, Bardhok Planaj ka ndërtuar një pallat gjigant me 10 kate në qytetin e Shkodrës. Ndërtesa gjendet në lagjen “Rus” dhe kap një vlerë prej 2 milionë eurosh. Pallati është vendosur në sekuestro, pasi përveçse është ndërtim i paligjshëm, dyshohet se është ndërtuar me para që kanë ardhur nga trafiku u drogës. Ndërtimi është kryer nga firma e Planajt “Old-B”, të cilën e pezulloi përkohësisht pasi u shpall në kërkim dhe e riaktivizoi disa muaj më pas, kur arriti të dilte si person i papërfshirë në drogën e kapur në Lagunën e Vilunit.

“Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një hetimi disamujor bënë të mundur dokumentimin e aktivitetit kriminal të shtetasit Bardhok Planaj, i cili prej disa vitesh kishte filluar ndërtimin për qëllime përfitimi të një objekti 10-katësh pa u pajisur me lejet përkatëse të lëshuara nga organet kompetente”, bëhet e ditur nga Policia e Shkodrës. Sipas Policisë, gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se ky objekt është financuar nga të ardhura që dyshohet që kanë ardhur si rrjedhojë e aktivitetit kriminal që ka kryer biznesmeni 44-vjeçar dhe për këtë arsye është vendosur dhe masa e sigurimit pasuror me vendim gjykate “Sekuestro preventive”, në bazë të Urdhrit të Ekzekutimit Vendimit Penal nr.1169, datë 29.11.2018, për objektin 10-katësh që ndodhet në qytetin e Shkodrës në pronësi të tij, objekt i cili kap vlerën 2 milionë euro.

DROGA

Bardhok Planaj njihet si biznesmen me lidhje të forta politike. Ai dyshohet se është marrë me aktivitetin e trafikut të drogës drejt Italisë dhe Malit të Zi. Grupi tij, ku dyshohet se janë përfshirë dhe politikanë, ka arritur që të trafikojë me dhjetëra ton kanabis drejt Italisë. Planaj u shpall në kërkim në tetor të vitit 2014. Më 30 shtator të atij viti, “Guardia di Finanza” ndoqi një skaf ku trafikantët për t’i shpëtuar ndjekjes hodhën në det 8 çanta hashashi, me peshë prej 210 kilogramësh.

Ndërsa në operacionin e dytë u arrit të sekuestroheshin 15 çanta me 594 kilogramë. Në pranga ranë me dhjetëra persona, ndërsa rezultatet e operacionit u publikuan 10 ditë më vonë nga ana e Policisë së Shtetit. Pas shpalljes në kërkim më 1 tetor 2014, Planaj dyshohet se i ka shpëtuar arrestimit nga ana e Policisë duke lëvizur me automjetin e Mark Frrokut, që në atë kohë ishte deputet. 44-vjeçari ka lëvizur me makinën e Frrokut nga një lokal në Kombinat për të shkuar në Laprakë dhe më pas i ka humbur vëzhgimit të Policisë.

I fshehur në makinën e deputetit

Pati dyshime se në tetor të vitit të shkuar, pasi policia ndërhyri për ta arrestuar, ajo nuk u lejua pasi Pllanaj udhëtonte me makinën e Mark Frrokut, në atë kohë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Deputeti Frroku ka mohuar të ketë ndihmuar Pllanajn t’i shmangej arrestimit, por është raportuar se, në raportin e oficerëve të gjurmimit në sektorin e narkotrafikut, shkruhet se i dyshuari në survejim prej tyre ka lëvizur nga lokal “Antika” në Tiranë drejt Laprakës me automjetin Audi në pronësi të deputetit. PANORAMA/a.meta

Next Post
Horoskopi ditor, e Shtunë 13 Tetor 2018

Surpriza në punë dhe dashuri! Ja tre shenjat më me fat për këtë javë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Ja njeriu i kontraktuar nga investitorët për arkitekturën e peizazhit! Forca të caktuara po bëjnë çmos të bllokojnë projektin (VIDEO)

Rama: Ja njeriu i kontraktuar nga investitorët për arkitekturën e peizazhit! Forca të caktuara po bëjnë çmos të bllokojnë projektin (VIDEO)

June 4, 2026
GJKKO i kthen SPAK dosjen e Elvis Rroshit, kërkohet sqarim për ndryshimin e akuzës

GJKKO i kthen SPAK dosjen e Elvis Rroshit, kërkohet sqarim për ndryshimin e akuzës

June 4, 2026
Hita: 40 forca policie në operacionin për kapjen e autorit, plumbat e kallashnikovit çanë jelekun antiplumb

Hita: 40 forca policie në operacionin për kapjen e autorit, plumbat e kallashnikovit çanë jelekun antiplumb

June 4, 2026
Vrasja e policit në Maliq/ Kryepolici Hitaj: Po verifikohen procedurat e ndjekura nga policia, s’kam pasur dijeni për operacionin!

Vrasja e policit në Maliq/ Kryepolici Hitaj: Po verifikohen procedurat e ndjekura nga policia, s’kam pasur dijeni për operacionin!

June 4, 2026
“E paimagjinueshme si mund ta dredhë burri brenda 72 orëve”, Balla ironizon Berishën për qëndrimin ndaj protestës së Zvërnecit: U trembe…

“E paimagjinueshme si mund ta dredhë burri brenda 72 orëve”, Balla ironizon Berishën për qëndrimin ndaj protestës së Zvërnecit: U trembe…

June 4, 2026
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ngre alarmin: Kafazi i xhamit për të pandehurit gjatë gjyqit lejohet vetëm në raste të justifikuara sigurie

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ngre alarmin: Kafazi i xhamit për të pandehurit gjatë gjyqit lejohet vetëm në raste të justifikuara sigurie

June 4, 2026
Balla thirrje Greqisë: Miratoni marrëveshjen e pensioneve, ua keni borxh 1 milion shqiptarëve

Balla thirrje Greqisë: Miratoni marrëveshjen e pensioneve, ua keni borxh 1 milion shqiptarëve

June 4, 2026
Lajm i mirë nga spitali për policin e plagosur në operacionin në Maliq

Lajm i mirë nga spitali për policin e plagosur në operacionin në Maliq

June 4, 2026
Vuçiç thirrje Trumpit për Marrëveshjen e Uashingtonit

Vuçiç thirrje Trumpit për Marrëveshjen e Uashingtonit

June 4, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, ja çfarë do të diskutojnë liderët

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, ja çfarë do të diskutojnë liderët

June 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In