• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkodër, kryetari i njësisë i linte kompetencat kushëririt kur nuk ishte në zyrë

by Java News
20/04/2016 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sa herë që kryetari i njësisë administrative të Gurit të Zi në Shkodër largohej nga detyra, zyrën e tij e zinte kushëriri i tij, i cili përveç çelësave të zyrës, mbante edhe vulën e njësisë  administrative, madje edhe firmoste shkresat në emër të kryetarit.

Rasti u zbulua nga punonjësit e burimeve njerëzore të Bashkisë së Shkodrës, të cilët kishin shkuar në këtë njësi administrative për një inventar fizik.

Në momentin kur grupi i kontrollit nga Bashkia Shkodër shkoi në njësinë administrative Gur i Zi, administratori Pjerin Marku nuk ishte në vendin e tij të punës. Për të firmoste dhe vuloste një person i cili nuk u identifikua dot nga punonjëset e Bashkisë Shkodër.

Në datën 24.12.2015 , ditën kur u bë dhe inventari fizik, punonjëset e bashkisë mbajnë një procesverbal ne te cilin thuhet: “Kur punonjësja e protokollit po lëshonte një vërtetim për saktësim të dhënash, ia jepte për firmë dhe vulosje një personi i cili firmoste dhe vuloste në emër të Administratorit. Ky person identifikohet si i afërm i tij”.

Procesverbali është mbajtur nga Drejtoresha e Burimeve njerëzore Bashkia Shkodër,zonja Ardita Peraj si dhe nga punonjëset Manjola Fushxhia dhe Vanesa Rroji. Në procesverbal kanë firmosur dhe tre punonjëse nga Njësia Administrative e Gurit të Zi: Pranvera Mustafa, Ardiana Marku dhe Valbona Marku.

Megjithëse ngjarja kishte ndodhur disa muaj më parë, nuk ishte marrë asnjë masë për administratorin Pjerin Marku. “Fiks Fare” shkoi në këtë njësi administrative dhe kontaktoi me dy prej punonjëseve të kësaj njësie që kishin firmosur procesverbalin.

Valbona Marku, punonjëse e njësisë administrative Gur i Zi tregoi për “Fiks Fare”  se administratori nuk ka qenë në punë për disa ditë. Sipas saj, gjatë këtyre ditëve,  atë e ka zëvendësuar një i afërm i tij i cili mbante çelësat e zyrës, madje vuloste dhe firmoste për të. Zonja tregoj gjithashtu  se administratori i kërcënonte  vazhdimisht se do e largonte nga puna.

Kjo zonjë i vë në dispozicion gazetares së “Fiks fare” dy dokumente të ndryshme të firmosura nga Pjerin Marku , por që firmat janë të ndryshme, pra nuk ka firmosur i njëjti njeri. Zonja thotë se në vendin e administratorit Pjerin Marku ka qëndruar për disa ditë kushëriri i tij, Armando Marku.

Afërdita Marku punonjëse e njësisë administrative Gur i Zi, është një tjetër zonjë e cila ka firmosur procesverbalin e mbajtur në datë 24 dhjetor. Është punonjëse në zyrën e financës së njësisë administrative dhe tregon se ndihet e kërcënuar në punën që bën, sepse administratori që kur ka ardhur i ka thënë se do ta largojë nga puna.

“Fiks Fare” iu drejtua vetë administratorit për të kuptuar a ishte i vërtetë procesverbali dhe a abuzonte ai realisht me postin e tij duke lenë dikë tjetër si zëvendësues? Pjerin Marku, nuk e pranon që nuk ka qenë në vendin e tij të punës.

Thotë që nuk ka qenë në Shqipëri se ka qenë me leje por procesverbalin e ka firmosur vetë një ditë më parë.

I pyetur, a është firma e tij ajo e lëshuar mbi një dokument të datës 24 dhjetor 2016, ai thotë “po”. Kur i kërkohet nga gazetarët të firmosë për të krahasuar firmën e tij me atë që ndodhet në dokumentin që ka gjetur grupi i kontrollit të bashkisë së Shkodrës, nuk pranon. Kërkon të nxjerrë jashtë zyrës grupin e xhirimit të “Fiks fare”, të cilët i kërkojnë që të njihen me firmën e tij.

Bashkia Shkodër u shpreh zyrtarisht për këtë problem nëpërmjet Zv. Kryetarit të Bashkisë Shkodër Arben Gjuraj. Ai tha për “Fiks Fare” se ky problem është konstatuar nga Bashkia e Shkodrës dhe se do të merren masa. Problemet që Bashkia ka patur me njësitë administrative kanë qenë të shumta.

Next Post

Kritika për mediet në Ballkan nga "Reporterët pa kufi"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ku jeni ju ambasadorë?” Boçi pas dënimit të Salianjit: Heshtja juaj po mbështet regjimin e Ramës

“Lapaj duhet të mësojë…”, Boçi: Për Salianjin nuk ka vendim për përjashtim!

December 24, 2025
“Ka marrë fund epoka e terroristëve me imunitet”, Netanyahu: Sulmet ndaj Hamasit do të çojë në fundin e luftës në Gaza

“Nuk do largohemi kurrë nga Gaza”, Izraeli ndryshon planin e Trump për paqen

December 24, 2025

‘Shpërthen’ ish-deputetja e PD: Ka emra aktivë të opozitës, që sot janë miliarderë!

December 24, 2025
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Prapë po mblidhen ‘gjithë qelbësirat’?!

December 24, 2025
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Është çelësi i sigurisë…”, Bimo: SHBA ka anashkaluar sovranitetin danez për Groenlandën

December 24, 2025
FMN arrin marrëveshje me Ukrainën për programin prej 15.6 miliardë Dollarë

FMN: Shqipëria një nga ekonomitë më të shpejta në Evropë, por…

December 24, 2025
Zelensky: Agresioni rus na ka shkaktuar 800 mld dollarë dëme. SHBA dhe BE të na ndihmojnë

Zelensky: Agresioni rus na ka shkaktuar 800 mld dollarë dëme. SHBA dhe BE të na ndihmojnë

December 24, 2025
SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian

SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian

December 24, 2025
EMRAT/ 10 deputetë morën lekë edhe për kuponin e pasaportave, 13 të tjerëve ia paguan qiratë shteti

EMRAT/ 10 deputetë morën lekë edhe për kuponin e pasaportave, 13 të tjerëve ia paguan qiratë shteti

December 24, 2025
“Rest Less”: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar

“Rest Less”: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com