• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHKODER/ Kandidati i LSI-së Agron Çela tërhiqet nga gara! Por rezulton se i kanë vjedhur profilin në FB

by Java News
24/06/2017 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Pasditen e së shtunës qarkulloi me shpejtësi një lajm, që do të ishte i rëndë për LSI-në: Kandidati i saj për Shkodrën, që është i pari në listë, Agron Çela, është tërhequr nga gara.

“Të dashur miq! Votues të dashur unë me ju kam lidh besën për shkak të premtimeve të mbajtura dhe lidhjes së ngushtë së bashku. Une si deputet I Qarkut të Shkodrës jam fokusuar gjithmonë në mbështetje të familjeve në nevojë, jo vetëm në zonë por në të gjithë Qarkun,si deputet, si zë i fortë i juaji, ku së bashku inaguruam me dhjetra investime.

Unë bashkë me ju sakrifikuam shumë, duke u mbështetur tek njëri-tjetri, ku në 6 qershor 2016 pritëm në Shkodër, mbi 15.000 vetë, ku dhatë shumë nga pritja juaj legjendare. Në vitin 2015 direkt pas zgjedhjeve lokale, pas humbjes fatale të PS në Shkodër u takova me z.Meta për t’i dhënë dorën dhe për t’u larguar nga LSI, reagimi ishte i menjëhershëm!

Ai mu drejtua me premtimin se nëse vazhdoja të punoja fortë këto dy vite, prane jush do të isha i pari i listës dhe do t’i siguroja 3 Mandate forcës tonë politike. Por, zhgënjimi do të vinte shumë shpejt! Takohem me z.Meta të shtunën dhe i them, se mënyra se si kjo fushatë u mbajt përgjatë gjithë këtyre muajve e për më tepër këto ditët e fundit, më ka zhgënjyer mua dhe elektoratin e LSI në Shkodër. Ofertat e Ilirit ishin qesharake, të majme dhe mosbesuese, sigurisht të papranuara nga unë. Në këto kushte pas presionit dhe telefonatave të votuesve të mi, të cilët më kërkuan me vendosmëri që mos të punoja më për te. Kam vendosur të tërhiqem nga gara!

S’mundem më ta përmbaj inatin dhe indinjatën. Prandaj, tërhiqem nga gara sot, deri në ditën që mandatin tim, do të jem në gjendje t’jua marrë qytetarëve shkodranë me votë e jo me lekë e presion. Me mirënjohje i juaji Agron Cela”, thuhet në faqen e tij në FB.

Por, pak më vonë LSI e Shkodrës reagoi, duke thënë se kjo nuk është e vërtetë.

Sipas LSI, atij i kanë vjedhur profilin, që më pas është zhdukur fare nga FB.

“Te nderuar miq! Ne nje profil fallco i cili ka qarkulluar prej disa minutash nepermjet nje statusi dizinformues me pretendimin e dorezimit tim nga gara.

DUA T’JU KONFIRMOJ VAZHDIMIN E GARES SIME PER FITOREN E MADHE QE PRESIM DITEN E NESERME DATE 25 QERSHOR KUR LSI SHKODER DO JETE FORCE E PARE TRIUMFUESE”, shkruan LSI e Shkodres.

Vetë Çela ka reaguar ditën e sotme për “Top-Channel” në lidhje me një postim që ishte bërë në “Facebook-un” e tij ku lajmërohej tërheqja nga gara.

Çela tha se ai kurrë nuk e kishte menduar tërheqjen nga gara.

“Asnjëherë nuk e kam menduar largimin.

 Këto veprime i bëjnë njerëzit që janë në prapavijë dhe që tmerrohen nga rezultati ynë.

Ne po luftojmë për deputetin e katërt në Shkodër.

Unë do të qëndroj në krye të listës. Në gjakun tim rrjedh LSI”, tha Çela.

Next Post
Konkurs i tekstit të filosofisë apo shpërblim parazgjedhor?

Konkurs i tekstit të filosofisë apo shpërblim parazgjedhor?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
Jeta në pasqyrë, 25 pyetje për sociologun e mirënjohur Fatos Tarifa

Michel de Montaigne dhe Shefqet Peçi

January 23, 2026
Përplasja me 45 viktima e dy trenave në Spanjë, hetimet zbulojnë arsyen e aksidentit tragjik: Shkak u bë…

Përplasja me 45 viktima e dy trenave në Spanjë, hetimet zbulojnë arsyen e aksidentit tragjik: Shkak u bë…

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In