Shkodër/ I plagosuri me armë zjarri, kushëri i një prej të akuzuarve për vrasjen e Ramazanit

Vrasja Ne Shkoder

Isak Mehmedaj, 24 vjeç, nga fshati Mushan i Shkodrës u plagos mëngjesin e sotëm me armë zjarri, teksa ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se Mehmedaj është kushëri i vëllezërve Mehmedaj, ku njëri prej tyre, konkretisht Hydajet Mehmedaj është i dyshuar për vrasjen e të ‘fortit’ të Shkodrës Ridvan Ramazani më 28 nëntor 2020.

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Hydajet Mehmeti, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Ridvan Ramazanit.

Sipas policisë, Mehmedaj në bashkëpunim me dy persona të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Ridvan Hyseni (Ramazani), 46 vjeç, banues në fshatin Darragjat, Shkodër.

Ndërkohë 24-vjeçari i plagosur sot po merret në pyetje nga policia për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com