• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkodër/ ‘Humbjen po e quan fitore’! Publikohet debati i ashpër me dyer të mbyllura mes Bashës e Selamit

by Java News
18/07/2017 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha dhe Eduart Selami, dy kandidatët për kryetar të PD-së në zgjedhjet e 22 korrikut, për herë të tretë mes tyre janë përballur drejtpërdrejtë në Shkodër. Përballja ka qenë me dyer të mbyllura dhe mes dy kandidatëve ka pasur edhe një debat.

Selami e ka akuzuar kundërshtarin e tij se i ka përjashtuar njerëzit që e kanë kundërshtuar atë, dhe se nuk ka respektuar statutin. Ndërsa Lulzim Basha tha se gara mes tij dhe Selamit është e pabarabartë sepse ai ka katër vite që lufton për PD-në, ndërsa u shpreh se ka të tjerë që kanë luftuar 4 vjet për 22 korrikun. Ai tha gjithashtu se nuk është e vërtetë se ka thënë se me qeverinë teknike nuk do kontestoj zgjedhjet.

Debati mes Bashës dhe Selamit

Selami: Basha është kopje e hijes vet të autoritarizmit që e kemi vuajtur në këto 27 vite.

Basha ka shkelur statutin. S’ka asnjë të drejtë të vendosë Basha se kush i vlen dhe kush jo PD-së. Ky është gabimi që bëri Basha.

Për Topallin duhej te vendosnit ju anëtarët nëse do të ishte apo jo në liste. Për Bashën kush del kundër ky është tradhtar i futur nga Edi Rama, kjo është gabim. Nëse duam të ecim me botën e përparuar duhet të pranojmë këtë lloj standardi, që diversiteti është vlere dhe jo autoritarizmi, dhe Basha e ka provuar këtë duke humbur 2 here. Kjo është me rezultate dhe jo fantazira.

Basha: Nuk jam dakord me analizën e Selamit por kam bindjen….
Selami: Ti u ngrive, çfarë do me.
Basha: Jo jo mos dëgjo Andi Bushatin.  Edhe ti edhe ai e keni inat PD-në por t’i për arsye të tjera.
Nuk bie dakord me parashtrimin.
U akuzova për kopje të zbehtë autoritare dhe me siguri e ke fjalën për Sali Berishën. Nuk kam asnjë tipar me Sali Berishën sepse nuk ka asnjë njeri tjetër kocin e Sali Berishës.
Akuzat s’mund ti pranoj sepse po te ishit me mua do kishit sakrifikuar dhe pas zgjedhjeve do kishit thënë që është radha jonë dhe do kisha ikur. Skam hequr kënd sepse të jesh demokrat s’do thotë të jesh deputet.
Selami: Kjo eshte sipërfaqësore.
Basha: Kjo është thelbi.
Selami: Para 4 vitesh na the të njëjtat gjëra. Pse duhet të besojmë ty sepse edhe para 4 vitesh na the një anëtar një votë, dhe kur kundërshtuam na hoqe nga Këshilli Kombëtar dhe nga listat. Si mund t’i besojmë edhe njerëzve tuaj kur këta i ke zgjedhur ti.
Basha: Pse nuk u be një anëtar një vote? Nuk u be sepse kaloi përmes një procesi konsultimi në tërësi, dhe ky konsultim u ngrit kundër një anëtar një vote për interesa  parimore të PD-së. Ky ishte parimor apo interes i elitës se PD-së?Këtë s’mund ta them tani.
Basha: Ndryshimi një anëtar një votë në mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar.
Selami: Këtë e premtove ne 2013. Nuk pyete askënd dhe hoqe 20 kryetar degësh të zgjedhur me një anëtar një vote. Dhe çfarë më thoni tani mua? Keni thyer premtimet e shqiptarëve, s’keni mbajtur premtimet në PD dhe keni humbur, kështu që duhet të largoheni.
Selami: Ke thënë që kemi 105 mijë anëtar por nuk e dimë ku i kemi.
Hajde ta bëjmë antarsinë si duhet.
Basha: Zgjedhjet u bënë nga parat e drogës në 2013 dhe tani.
Selami: Ky është dorëzim.
Basha: Jo jo nuk është e vërtetë. Unë e kam treguar modelin tim dhe për hir të problemeve të brendshme s’mund të themi që kishte zgjedhje te lira dhe të ndershme.
Kjo është një thikë për demokracinë siç e ia kemi vënë thikën demokracisë gjithë këto vite.
Basha: Nuk ia dorëzojmë Shqipërine xhuxh maxhuxhave te krimit. Tytës së pistoletës shteti duhet t’i përgjigjet me dy tyta automatiku se s’ka rruge tjetër. Nëse se bën policia do ta bëjmë ne. Po gara është e pabarabartë brenda nesh sepse kam katër vite që luftoj për Shqipërinë. Ashtu siç janë ata të tjerët që luftuan 4 vite për 22 korrikun dhe jo për Shqipërinë dhe kjo është ironike dhe nuk e lejojmë.
Selami: Duhet të fusim kulturën bashkëkohore të rezultateve ne sy. Nëse humbjen e quan fitore apo nëse vazhdon dhe justifikohesh s’kemi gjë në vije. Unë këtu do jem. 15 vjet më kërkuat hajde këtu tani qe erdha me thoni pse erdhe. Ju festoni humbjen ndërsa problemi im është fitorja. Gara është reale dhe do jetë më mirë po më votuat mua.

Basha në fjalën e tij para shkodraneve la të kuptohet se emra si Jozefina Topalli janë bllokmenë që nuk mund ta udhëheqin me PD duke lënë të nënkuptohet se për rezultatin e PD-së në Shkodër përgjegjësi ka edhe Topalli….

Basha: Komunizmin e shembëm dhe po e ekzagjeroj, bllokmen që udhëheqin PD-në nuk mund të ketë më edhe pse s’dua të merrem me emra të përveçëm. Të gjithë e kanë pasur mundësinë të vijnë këtu në Shkodër dhe të marrin vota dhe mund ti kërkojnë edhe atyre përgjegjësi edhe pse e kam marre përgjegjësinë.
Anëtar pyetje: Mos kandidimi  i Topallit solli humbje të madhe në Shkodër dhe çfarë solli qeveria teknike?
Basha: Nuk kam ndërmend të merrem me emra të përveçëm dhe ka gjera që janë zhvilluar në rrafsh publik. Çdo vendim që e kam marrë e kam marrë për interesin publik dhe te PD-së dhe jo për interesin personal. Për Helidon Bushatin lëvizja është bërë për përfaqësimin e Vaut të Dejës dhe asgjë tjetër. Nuk është e vërtetë se kam thënë se me qeverinë teknike nuk do kontestoj zgjedhjet. Skisha iluzione se 7 persona do frenonin makinerinë  e krimit.

ma.me

Next Post
VLORE/ Vellai i biznesmenit të vdekur: S’është aksident, por vrasje! Vajza s’po tregon të vërtetën

VLORE/ Vellai i biznesmenit të vdekur: S'është aksident, por vrasje! Vajza s'po tregon të vërtetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama viziton “Vilën 31” pas protestës: Artistët i gjeta të traumatizuar, turp për gjykatësit që lirojnë keqbërësit

Rama viziton “Vilën 31” pas protestës: Artistët i gjeta të traumatizuar, turp për gjykatësit që lirojnë keqbërësit

March 1, 2026
Lojërat e dyfishta të princit saudit Mohammed bin Salman në sulmin ndaj Iranit

Lojërat e dyfishta të princit saudit Mohammed bin Salman në sulmin ndaj Iranit

March 1, 2026
Arrestohet ish-drejtori i AKU-së së Durrësit, Elton Varaku

Arrestohet ish-drejtori i AKU-së së Durrësit, Elton Varaku

March 1, 2026
Ekstradohen nga Gjermania dhe Italia tre shtetas të shpallur në kërkim

Ekstradohen nga Gjermania dhe Italia tre shtetas të shpallur në kërkim

March 1, 2026
Pezeshkian zotohet për hakmarrje: Vrasja e Khameneit është një krim i rëndë

Pezeshkian zotohet për hakmarrje: Vrasja e Khameneit është një krim i rëndë

March 1, 2026
Pjesë e trafikut të tritolit, kush është porositësi i zjarrvënieve të automjeteve në Pogradec

Pjesë e trafikut të tritolit, kush është porositësi i zjarrvënieve të automjeteve në Pogradec

March 1, 2026
Vizita në SHBA për Bordin e Paqes, Rama: Shqipëria, pjesë e hapjes së një kapitull i ri në arkitekturën globale

Raporti i BERZH, Rama: Ekonomia shqiptare po rritet me qëndrueshmëri

March 1, 2026
Shënohet sulmi i parë iranian ndaj Evropës, Sekretari britanik i Mbrojtjes: Kapëm dy raketa të lëshuara drejt Qipros

Shënohet sulmi i parë iranian ndaj Evropës, Sekretari britanik i Mbrojtjes: Kapëm dy raketa të lëshuara drejt Qipros

March 1, 2026
Vajza dhe nipi i Khameneit raportohet të jenë vrarë në sulmet ndaj Iranit

Vajza dhe nipi i Khameneit raportohet të jenë vrarë në sulmet ndaj Iranit

March 1, 2026
Zbardhen dy zjarrvëniet në Pogradec: Arrestohet autori, shpallet në kërkim porositësi nga Korça

Zbardhen dy zjarrvëniet në Pogradec: Arrestohet autori, shpallet në kërkim porositësi nga Korça

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In