• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkodër/ Hekur në sallam, 13-vjeçarja rrezikon jetën

by Aalison Pearse Stevens
19/07/2016 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Moskontrolli i cilësisë së produkteve ushqimore që tregtohen i ka rrezikuar jetën një vajze 13 vjeçe, banuese në fshatin Grudë e Re, në Shkodër. Angjelin Rrethaj, babai i vajzës rrëfen se si një pjesë metalike që ndodhej në përbërjen e sallamit të blerë, i ka ngecur në fyt vajzës së tij duke i rrezikuar jetën. “Po shkoja në punë kur dëgjoj 4 fëmijët që po bërtisnin në dhomë. Shkoj aty dhe gjej vajzën të mekur. Me vështirësi merrte frymë. Tregonte me shenja se diçka i kishte mbetur në fyt, ndërsa nuk fliste dot.

Duke e shtypur e futur gishtat në gojë arrita të nxjerr atë që i pengonte frymëmarrjen. Ishte një copë metali që ndodhej brenda sallamit që kishim fërguar dhe nuk ishte konstatuar pasi ishte në brendësi por kur e ka kaluar i ka mbetur në fyt. Shyqyr që u ndodha në shtëpi se ndryshe nuk di çfarë mund të ndodhte pasi vajza nuk fliste e nuk merrte frymë. Asgjë që blejmë nuk ka siguri. Shkova aty ku e kisha blerë por shitësi nuk e prodhon dhe nuk e di çfarë ka brenda. Sallami është prodhuar nga një firmë në Shkodër. Shkova dhe u thashë dhe më kërkuan falje, por falja nuk ka kuptim kur rrezikohen jetën e konsumatorëve. Kësaj i thonë me ble me lekë vdekjen.

Askush nuk i kontrollon. Bllokojnë tregun e bagëtive të gjalla. Por produktet që përpunohen e tregtohen nuk i kontrollon njeri. Asnjë ushqim nuk ka siguri”, thotë Angjelin Rrethaj teksa tregon copën e metalit të gjendur brenda sallamit. Ai i është drejtuar dhe autoritetit të ushqimit në Shkodër prej të cilëve thotë se është falënderuar, por shton se duhet përgjegjshmëri tek prodhuesit dhe ato që kontrollojnë sepse pasojat e dëmit nuk ndreqen dot pasi ai ka ndodhur.

ma.me

Next Post

Hahn: Nëse nuk arrihet miratimi i Reformës, mund të ketë Referendum

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Gati projektligji për kontabilitetin, nga raportimi për qëndrueshmërinë tek transparenca fiskale

April 3, 2026
Irani rrëzon avionin amerikan F35, dyshohet se piloti nuk i mbijetoi sulmit

Irani rrëzon avionin amerikan F35, dyshohet se piloti nuk i mbijetoi sulmit

April 3, 2026
Një jetë në skenë: Maestro Zhani Ciko vjen me monografinë ‘Opera ime’”

Një jetë në skenë: Maestro Zhani Ciko vjen me monografinë ‘Opera ime’”

April 3, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe: Ka debat plot në PS! Ca me zë të ulët dhe ca me zë të lartë…

April 3, 2026
Shkarkohet shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, vendimi vjen me kërkesë të Pete Hegseth

Shkarkohet shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, vendimi vjen me kërkesë të Pete Hegseth

April 3, 2026
Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

April 3, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Vrasjet e “2 Prillit”, Frrok Çupi: Ngjarje e rëndë që i dha fytyrën e vet PD-së

April 3, 2026
Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

April 3, 2026
E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

April 3, 2026
Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In