Tragjedia e Genovës ka shënuar edhe dy shqiptarë të vdekur mes 37 viktimave në total. Familja e njërit prej viktimave, Edi Bokrinës, 32 vjeç, nga Shkodra ka hapur dyert e mortit. Edi Bokrina në Shqipëri njihet me emrin Admir Bokrina.
Bokrina jetonte prej shumë vitesh në Itali dhe vetëm një ditë para vdekjes ka festuar 3 vjetorin e martesës. 32-vjeçari jetonte në Itali që prej vitit 2000 bashkë me familjen. Në momentin e lajmit të vdekjes së tij, në Itali ka qënë vetëm i vëllai me bashkëshorten, ndërsa prindërit, të cilët ndodheshin në Oblikë për pushime janë nisur me urgjencë drejt Genovas. Lajmi i vdekjes së tij është marrë nga familjarët rreth mesnatës, ndërsa në Oblikë janë hapur dyert e mortit.
ma.me