Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Komisariatin e Policisë në Shkodër. Ata që duhet të jenë për ruajtjen e sigurisë dhe rendit publik, janë përfshirë në një konflikt midis tyre. Do policë të komisariatit të Shkodrës janë përleshur me grushte pas një konflikti verbal.
Tonet e ashpra degjeneruan deri në përdorimin e forcës fizike.
E gjithë skena e dhunës midis dy kolegëve ka noddhur në ambjentet e brendshme të komisariatit ku ndërhynë efektivët e tjerë për të shuar sherrin.
Sipas të dhënave, efektivi Besnik Demushi goditi me grushte kolegun e tij me inicialet B.K, 36-vjeçar.
Mësohet se efektivi Besnik Demushi ëhstë prangosur nga kolegët e tij pas ngjarjes.