Treni i mallrave të linjës Shkodër- Podgoricë ka dalë nga shinat në fshatin Grizhë të Malësisë së Madhe. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 të ditës së sotme, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Shkak i daljes së trenit nga shinat ka qenë amortizimi i hekurudhës, ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas njoftimit të banorëve të zonës. Aktualisht po merret në pyetje nga grupi hetimor për mashinisti.
ma.me