Banorët e Shkodrës vijojnë protestat. Ata kërkojnë dëmshpërblimin për përmbytjet e vitve 2010, 2011. Banorët kanë tentuar të futen me forcë në prefekturë ndërsa janë rrethuar nga policia e cila i ka ndaluar të ndërmarrin atë veprim.
Janë rreth 30 banorë që protestojnë ndërsa forcat e policisë nuk i lejojnë të futen në prefekturë, ata pretendojnë të nisin një greve urie. Ata thonë se do të ngrenë çadrat në Pedonalen e Shkodrës veprim ky që nuk u lejohet nga polica në mungesë të një autorizimi.
ma.me