Dy minorenë janë arrestuar për një vjedhje të kryer në bashkëpunim. K.G. 14 vjeç dhe M.K. 15 vjeç të dy banues në Shkodër janë arrestuar pasi vodhën flori dhe euro në një banesë.
Minorenët me datë 26.11.2016, kanë kryer vjedhje në banesën e shtetasit GJ.T. 31 vjeç, banues në Shkodër, ku kanë marrë 2 varëse floriri, 1 unazë floriri dhe një shumë prej 1100 Euro.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua njëra nga varëset e floririt, e cila iu gjet shtetasit K.G. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja, në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 134 e 25 të Kodit Penal.
ma.me