• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkodër/ AKU në aksion, bllokon 44.5 tonë verë, raki e uthull

by Java News
17/06/2019 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

AKU-ja e Shkodrës bllokon për asgjesim 44.5 ton pije alkoolike e ushqime që tregtoheshin jashtë standardeve nga dy subjekte tregtare.
Po ashtu mësohet se njërit prej subjekteve i është ndërprerë aktiviteti si edhe u vendosen 8 gjoba me vlerë totale 2.3 milion lek.
NJOFTIMI I PLOTE
Drejtoria Rajonale e AKU Shkodër, në bashkërendim me Strukturat e Policisë, ushtroi kontroll në subjektin “Briland shpk” me aktivitet “Prodhim pije alkoolike dhe joalkoolike” në Shkodër, veprimtaria e të cilit ishte bllokuar nga kontrolli i datës 20.09.2017, ndërkohë që sipas sinjalizimeve subjekti vazhdonte të ushtronte aktivitetin në kundërshtim me ligjin.

Në prani të Oficerit të Policisë Gjyqësore dhe të avokatit të subjektit, u krye inventarizimi i produkteve ushqimore nga ku u konstatuan 44.5 ton produkte (verë, raki, maja, uthull, ujë, lëndë e parë etj) që vërtetojnë se subjekti vazhdonte aktivitetin në shkelje të ligjit dhe duke shpërfillur Urdhërin e Bllokimit të organit kopetent të sigurisë ushqimore.

Nga kontrolli rezultoi se subjekti kishte prishur shenjat dalluese dhe vulat e sigurisë nga inspektimi i mëparshëm (në vendet e botës së zhvilluar, prishja e vulave të sigurisë së organeve kompetente përbën vepër penale, në Shqipëri akoma jo).
Për këto shkelje ndaj subjektit u morën masat e mëposhtme:
a) Gjobë 100,000 lekë për prishjen e shenjave dalluese të vendosura nga trupa inspektuese,
b) Gjobë 200,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,
c) Gjobë 200,000 lekë për veprim në kundërshtim me kërkesat për pergjegjesite e operatorit te biznesit ushqimor,
d) U la në fuqi vendimi i inspektimit paraardhës për ndërprerjen e veprimtarisë së subjektit,
e) U bë bllokimi i 44,513 litra produkte (ujë, pije alkoolike dhe joalkoolike, lëndë e parë, maja e skaduar etj), dhe u morën 6 mostra për analiza laboratorike.

Nisur nga gjetjet e kontrollit në subjektin “Briland shpk” dhe duke ndjekur sistemin e gjurmueshmërisë për lëndën e parë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në zbatim të ligjit, ushtroi kontroll në subjektin “Ylli Merja” Tiranë. Nga kontrolli i ushtruar në këtë subjekt Drejtoria Rajonale AKU Tiranë konstatoi etiketa që keqinformonin publikun për aspekte të ndryshme shëndetësore. U konstatuan produkte ushqimore të cilat rezultuan të pa etiketuara apo me etiketë në kundërshtim me ligjin (fasule, sojë, qumësht gomarice, kavanoza me boronicë, caj, uthull me mbishkrime mjekësore, hudhër, arrë kokosi, lajthi, stika, arra etj). Ambjenti ishte i mbingarkuar me produkte, i pasistemuar, produktet ruheshin në dysheme dhe disa produkte mbaheshin edhe në ambjente sanitare. Nga verifikimi rezultoi se subjekti operon në këtë adresë i pa pajisur me licencë për aktivitetin përkatës, nuk operon me sistemin e vetkontrollit HACCP, si dhe nuk disponon sistem funksional gjurmueshmërie.
Për shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u morën masat administrative:

a) Gjobë 1,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit pa licencën përkatëse (kategoria II.1.A (1)),
b) Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
c) Gjobë 200,000 lekë për mungesë të planit të vetkontrollit (HACCP),
d) Gjobë 200,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,
e) Gjobë 100,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin.

Next Post
Meta shqetësohet për sigurinë e Bashës, thërret drejtuesit e Gardës e të SHISH

Meta shqetësohet për sigurinë e Bashës, thërret drejtuesit e Gardës e të SHISH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Manzë, makina përplaset me bordurën, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Manzë, makina përplaset me bordurën, humbin jetën tre persona

August 19, 2026
Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com