• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shko, Albin!

by A R
13/07/2026 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Valdrin Dervishaj

Kur kemi hyrë në pjesën e dytë të dekadës sate në pushtet, ka ardhur koha me shku.

Shko si në prillin e vitit 2021, kur erdhe vetë në Ministri. Erdhe në këmbë, me besim, me bindjen se kishe plane të mëdha. Të besuam. Madje, pa rezerva. Unë të besova tri vite të jetës sime, me nga 13 deri në 14 orë punë në ditë, pa u ndalur. Por unë jam vetëm një. Janë shumë të tjerë.

Kur erdhe atë ditë, një fjali e thashë: “Kryeministër, dy dekada shpresa ka qenë në vdekje klinike.” Nuk e mbylla fjalinë, sepse të gjithë donin të flisnin. Të gjithë kishin dëshirë të tregonin sa shumë e kishin pritur atë ditë dhe sa shumë donin të derdhnin djersë me pasion për të mirën e vendit. Doja të thoja është në dorën tënde ta vrasësh apo mbash gjallë.

Mirëpo, ata që ngarendnin të tregonin sa shumë donin të bënin për këtë vend dhe sa gjatë e kishin pritur atë moment, shpejt fillova t’i shihja duke rënë një nga një, si në beteja me shpata. Largoheshin një nga një. Ata filluan të shihnin diçka që mua m’u deshën tri vite për ta kuptuar.

Tri vite. Çdo ditë. Pa asnjë ditë pushim. Vetëm tri ditë qëndrova në shtëpi pas varrimit të djalit. Ditën e katërt dola në punë. Më dukej se çdo ditë më shumë larg punës do ta shtynte të mirën e vendit një shekull prapa.

Por në fund, aty ishte pikërisht ai shekull i letargjisë totale. Pa shpresë. Njerëzit kishin filluar të thoshin: “S’ka gjë.” Shihja teksa lartësoheshin krimbat dhe shembeshin shqiponjat.

Për ta, Albin, shpresa kishte vdekur.

Unë vazhdova të besoja. Por sot, Albin, unë po e shoh kortezhin e shpresës njësoj siç e pashë kortezhin e djalit tim, që u vra nga sistemi shëndetësor i kalbur. Nuk fola. Nuk shkrova. Sepse besoja se ata batakçinjtë që kishe ardhur t’i zëvendësoje ishin aty vetëm përkohësisht dhe se do të ndërtohej një sistem funksional.

E tash, Albin, a e di çka ka ndodhur?

Saktësisht ata që e vranë djalin tim me neglizhencë, sot po vrasin fëmijë të tjerë vetëm për të shitur edhe një kuti më shumë ilaçe.

Albin, pothuajse asgjë s’ka ndryshuar. Vetëm se tash batakçinjtë e tu janë bërë bashkë me batakçinjtë e tjerë dhe zullumi është trashur. Laku rreth qytetarit vetëm është shtrënguar më shumë.

Prandaj, shko, Albin. Dil prej xhipit që ta mbyt zërin nga jashtë sapo hyn brenda. Vishi xhinset Levi’s dhe këpucët e zeza që i kishe ditën e parë që u pamë. Hiqe setrën, përvili mëngët dhe ec një muaj, ditë për ditë, në të gjitha anët. Bëje ecjen e Gothamës. Në këmbë, zbathur nga raportet e oborrtarëve.

Nisja nga QKUK-ja. Mos shko aty ku bëhen ndërhyrje kozmetike. Shko në Pediatri. Shko në Gjinekologji. Kupto se kurrgjë s’ka ndryshuar. Mëso se si vriten fëmijë me hapa për tensionin e nënave, duke mos i futur në lindje vetëm për të shitur edhe një kuti më shumë ilaçe. Ose shko te zyra e listave të pritjes. Pastaj shko në ambulanca. Shihe dhe kupto se era u ngjan më shumë stallave sesa vendeve të higjienës.

Prej aty shko në shkolla. Kupto se kurrgjë s’ka ndryshuar. Shih se si ende shkumësi kërcet në tabelë, ndërsa çdo vit 6 milionë euro për dixhitalizim kthehen në arkën e shtetit. Shih shkollat që mbyllen një nga një duke ra si kulla prej letre nga shpopullimi. Pastaj kthehu te ministri. Pyete kush e udhëheq administratën dhe kupto se është një person me aktakuzë për korrupsion. Kupto si blihet një shportë sa një televizor i mençur. Shih si paguhet një m2 ndërtim dyfish të një Komune. Shko në universitete dhe shih se si ende projektorët janë të vjetër, muret me grafite dhe klasat duken më shumë si hyrje klubesh nate sesa ambiente universiteti. Ama, si klube të braktisura nga rinia.

Pastaj shko në gjykata. Shih arkivat plot me lëndë të mykura. Një sistem të kalbur që më shumë i ngjan botës së Kafkës sesa drejtësisë.

Prej aty dil rrugëve. Ke sa të duash. Në Pejë, Podujevë, Gjilan, Prizren. Shihi si janë katandisur. Për faqe të zezë. Derisa përfundon kilometri i dytë, rrënohet i pari. Rrugë që marrin më shumë kohë për t’u ndërtuar sesa një qytet i tërë në një vend normal.

E në fund, shko nga lagjet e shtrenjta ku banojnë ish-ministrat të tu dhe atyre të parëve dhe kupto se bota e tyre dhe ajo këndej perdje është krejtë tjetër.

Kur të kesh shkuar gjithandej, kupto se gjendja nuk është as për së afërmi ajo që ta tregojnë oborrtarët. Atëherë mendoje mirë nëse do edhe një herë t’i hipësh atit. Por mbaje mend: ai mund të të përmbysë atëherë kur e pret më së paku.

Premtimet nuk mjaftojnë më; duhen rezultate, përgjegjësi dhe ndryshim i vërtetë.

Prandaj, shko, Albin. Shko para se të shkosh në harresë.

E nëse nuk shkon, të paktën unë, si një ish ushtar i garnizonit të ndryshimit, e kam ndërgjegjen e pastër. E kam ndërgjegjen e pastër që ta kam thënë, edhe nëse vetëm përmes kësaj letre.

E di se çfarë do të thonë: “Është shitur. Është blerë.” Jo, Albin. Unë nuk jam as i shitur, as i blerë. Ti, në daç u beso atyre. Në daç, hapi sytë para kësaj katandie që ke para vetës. E në daç mbylli sytë e shihe një realitet tjetër.

Unë kur pash se dheu nën këmbët po grryhej, dhe se aty në oborrin ku isha armik ishte bërë drejtësia, lash gjithça prapa. Lash edhe varrin e djalit. Ia lash në uzdaj plepit që i bën hije. Nanës e babës ua lash amanet me ia çu çdo muaj nga buqet me lule. Veç nja çantë me 2 këmisha, një palë pantallona dhe 2 libra i mora me vete. Vesha uniformën e mergimtarit dhe ia nisa nga fillimi.

Next Post
“Të fala Gones”/ Balla përplaset me Kaprin, nxjerr mesazhet në Kuvend: Më kërkove të të ruaja votat!

"Të fala Gones"/ Balla përplaset me Kaprin, nxjerr mesazhet në Kuvend: Më kërkove të të ruaja votat!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In