• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shkërmoqet” mbrojtja e Europianit, ja dy variantet e Silvinjos për ndeshjet e shtatorit

by S T
04/09/2024 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu edhe siç pritej, Berat Gjimshiti do të mungojë për dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë për shkak dëmtimi.

Kapiteni kuqezi pësoi një dëmtim në seancën stërvitore të së hënës gjatë një testi miqësor me ekipin U-21 dhe më pas iu nënshtrua kontrolleve mjekësore. Pas rezonancës magnetike është konkluduar se Gjimshiti ka pësuar një tërheqje muskulore dhe ka nevojë për disa ditë pushim për t’u rikuperuar nga dëmtimi. Kapiteni kuqezi është rikthyer te klubi i Atalantës për të nisur menjëherë rikuperimin.

Në këto kushte, trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë për këto dy ndeshje mbrojtësin e Kombëtares U21, Adrian Bajramin, i cili u stërvit dje me ekipin. Një mungesë e rëndësishme, duke kujtuar që edhe Arlind Ajeti nuk ishte i disponueshëm pasi sapo është rikthyer nga një dëmtim. Kështu që qendra e mbrojtjes kuqezi që luajti nga minuta e parë në të trija ndeshjet e Kampionatit Europian është “shkërmoqur”.

Asnjë minutë në Europian duke mos u preferuar, Silvinjo tani duhet t’i besojë Ardian Ismajlit, i cili do të jetë titullar dhe do të shoqërohet nga Marash Kumbulla. Lajmi i mirë është se Kumbulla ka filluar të luajë rregullisht në ndeshjet e para me Espanjolin dhe kjo është një garanci më shumë. Për të plotësuar këtë repart, do të jetë Mario Mitaj dhe Elseid Hysaj ata që do ta nisin nga minuta e parë në duelin me Ukrainën më 7 shtator.

DY VARIANTET Qazim Laçi tregoi se është një lojtar i denjë për vendin e titullarit dhe këtë e bëri në Kampionatin Europian, një turne i përmasave të mëdha, ku edhe rëndësia e ndeshjeve është tepër e lartë. Ndërkohë me Asllanin dhe Ramadanin të cilët do të jenë nga fillimi, dilema e Silvinjos është nëse do t’i besojë Laçit nga minuta e parë dhe të spostojë Bajramin në krah, por me këtë variant do të sakrifikohej Arbër Hoxha i cili është në formë të mirë. Ndërkohë, ruajtja e Laçit për në pjesën e dytë, ku mund të ndihmojë skuadrën kur energjitë të kenë rënë, do të ishte më i favorshëm për krahun, sepse Bajrami do të futej te treshja e mesfushës me Ramadanin dhe Asllanin, ndërsa në krah do ta niste nga fillimi Seferi ose Hoxha, me këtë të fundit që është më i avantazhuar. Sa i përket krahut tjetër, Asani është i konfirmuar, ndërsa në majën e sulmit do të jetë Rei Manaj.

Next Post
Drejtorët e QSUT-së dhe spitaleve të tjera në vend do të dëshmojnë në Komisionin Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up! Mazhoranca dhe opozita të gatshëm të dalin me raport të përbashkët

Drejtorët e QSUT-së dhe spitaleve të tjera në vend do të dëshmojnë në Komisionin Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up! Mazhoranca dhe opozita të gatshëm të dalin me raport të përbashkët

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In