Shkendija e Tetovës nuk ka të ndalur në Maqedoni. Pasi që ka fituar titullin e kampionit në Maqedoni ata sot kanë triumfuar edhe në finale të Kupës duke e mposhtur Pelisterin me rezultat 0-3 në Strumicë.
Kjo fitore bën që Shkëndija të merr të dy trofetë në Maqedoni. Tetovarët ishin dukshëm më të mirë në të dyja pjesët e finales. Pjesa e parë përfundoi më rezultat 0-1 për Shkëndijën ku golashënues ishte Visar Musliu, i cili shënoi në minutën e 20.
Në pjesën e dytë Shkëndija përsëri ishin më të mirë. Ata shënuan dy gola, fillimisht ishte Besar Ibraimi që shënoi në minutën e 52’të, kurse më vonë epërsinë e trefishoi përsëri Visar Musliu në minutën e 72’të.
Ky është titulli i dytë i Shkëndijes brenda dy jave pasi një javë më parë ata fituan titullin e kampionit në Maqedoni, përgatiti ”GazetaExpress”.