• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkencëtarja shqiptare në SHBA flet për një skenar të frikshëm të COVID-19: Tregoni kujdes

by Java News
06/04/2020 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkencëtarja shqiptare në SHBA, Donjeta Gjuta, ka ngritur sot alarmin për t’u izoluar. Në një lidhje direkte përmes “Skype” me “News 24”, Gjuta tha se gjendja në SHBA është shqetësuese, për shkak të viktimave të shumta. Ajo paralajmëroi një skenar të frikshëm deri në 240.000 jetë të humbura në SHBA, nëse njerëzit nuk vetëkarantinohen.

Sipas Gjutës, ruajtja e distancës duhet respektuar bashkë me larjen e duarve dhe dezinfektimin e ambienteve. Në SHBA janë të mbyllura shkollat, ndalohen grumbullimet e grupeve të mëdha edhe pse nuk ka kufizim të lirisë së qarkullimit.

“Mosha e tretë është ajo më e prekura, edhe për shkak të sëmundjeve të tjera shoqëruese”, thotë Gjuta, duke shtuar se kujdesi ndaj kësaj kategorie duhet të jetë i madh. Ajo shpjegon qartë se distancimi ndikon në këputje të zhinxhirit të transmetimit dhe uljes së rasteve të infektuara.

Sa i përket protokollit të trajtimit, Gjuta vëren se ende nuk ka mjekime specifike, por po përdoren antimalarikë, të cilët kanë dhënë rezultat në shtete të prekura masivisht. Përvëç kësaj, ekspertja vlerësoi edhe ndërhyrjen në kohë me oksigjen.

Ajo shtoi zërat për shpresë në publikimin e një vaksine, edhe pse ajo kërkon kohën e saj deri në 18 muaj. Vaksina është një zgjidhje, por izolimi shërben për t’u dhënë kohë bluzave të bardha të mjekojnë rastet e për të mos krijuar fluks.

Shembulli i Koresë se Jugut e shtete të tjera në kufi me Kinën që morën masat për të mbyllur kufij apo për t’u vetëizlouar ka çuar në ulje të numrit të personave të sëmurë, masë kjo që nuk është respektuar nga Italia apo edhe rajoni i vendeve evropiane.

“I bëj thirrje popullit shqiptar të jemi të durueshëm, distancimi është mënyra më e mirë për ta përballuar corona virusin, nuk dimë sa do zgjasë kjo gjendje!”, tha ajo në fund të bisedës, drejtuar edhe bashkëqyetarëve në Kosovë, kur shton se kthimi në jetën normale duhet bërë gradualisht.

Gjuta është shkencëtare shqiptare nga Peja e Kosovës, ndërsa tani është në prag të doktoraturës në fushën e “Qelizës dhe Biologjisë Molekulare” në Universitetin e Teksasit ne Austin. Më herët ajo ka kryer kërkime shkencore mbi sëmundjen e kancerit në Universitetin e Harvardit (Boston), Qendrën e Kancerit, MD Anderson (Houston), qendra numër 1 e kancerit në botë. Po ashtu Gjuta ka publikime shkencore të ndryshme dhe patentë shkencore. /e.s/

Next Post
Shkel rregullat bazë të koronavirusi/ Jep dorëhqjen shefja e shëndetësisë në Skoci, kërkon falje publike

Shkel rregullat bazë të koronavirusi/ Jep dorëhqjen shefja e shëndetësisë në Skoci, kërkon falje publike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Miku gjerman që erdhi t’u diktonte shqiptarëve demokracinë tjetër

October 5, 2026
Krishtlindjet, Begaj nga Katedralja Ngjallja e Krishtit: Kjo ditë duhet të na bëjë të duam më shumë njëri-tjetrin! Të ndihmojmë më të dobëtit!

Begaj mesazh magjistratëve të rinj: Profesioni kërkon integritet dhe përgjegjësi!

October 5, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Shkolla e Magjistraturës, Sadushi: Pavarësia e gjyqtarit nuk është privilegj, por garanci e qytetarit

October 5, 2026
Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni kanë nisur të flasin se e kanë kuptuar se Rama i ka shitur

Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni kanë nisur të flasin se e kanë kuptuar se Rama i ka shitur

October 5, 2026
SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Aeroportin e Vlorës

SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Aeroportin e Vlorës

October 5, 2026
Berisha në SPAK: I thashë Dumani se është Altin Gjoka Troplini Hajri! Armik i pluralizmit dhe…

Berisha në SPAK: I thashë Dumani se është Altin Gjoka Troplini Hajri! Armik i pluralizmit dhe…

October 5, 2026
“Shtojmë zyrat e Ndihmës Juridike”, Gogu: Drejtësia duhet të matet me rezultatin që merr qytetari

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Lufta kundër korrupsionit mbetet e panegociueshme

October 5, 2026
“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…

October 5, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Nga dashuria te karriera, Jorgo Pulla zbulon çfarë parashikojnë yjet për sot

October 5, 2026
Riorganizimi ushtarak, Putin emëron kreun e Forcave të Sistemeve Pa Pilot -

Moska paralajmëron liderët europianë: Vizitat në Kiev janë ‘rrezik vdekjeprurës’

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com