• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkencëtari suedez: Do të mundësoj ruajtjen e energjisë diellore

by Java News
26/06/2017 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkencëtari suedez po punon për të mundësuar ruajtjen e energjisë diellore Të prodhosh energji diellore është e thjeshtë, sfida është ta ruash atë. Një grup kërkimor nga Suedia po kryen kërkimet për një mënyrë të re që do t’i jepte zgjidhje këtij problemi.Energjia diellore ka një problem të madh: po nuk e përdore menjëherë, e humbet atë. Çka do të thotë se është e vështirë ta ruash këtë energji për, fjala bie, një ditë me shi.

Por Kasper Moth Poulsen ka një ëndërr.

“Ëndrra ime është që projektin në laborator ta zbatojmë në realitet, duke krijuar një sistem të vërtetë të prodhimit të energjisë, i cili t’i shërbejë gjithë botës”.

Kasper po përpiqet ta bëjë realitet këtë ëndërr, duke krijuar molekula të lëngshme, të cilat do të thithin dhe ruajnë energjinë diellore për një kohë të pacaktuar.

“Kjo molekulë do të përthithë dritën e diellit dhe kjo e fundit do ta shndërrojë atë në një molekulë tjetër, të ashtuquajturin izomer.

Izomeri është i qëndrueshëm me kalimin e kohës, kështu që mund të ruhet në një rezervuar dhe kur të na duhet energji, mund ta nxisim molekulën të çlirojë energji në formën e nxehtësisë, duke rifituar kësisoj molekulën origjinale”.

Ky njihet si sistemi termal diellor molekular dhe nëse ju duket i ndërlikuar, i tillë është vërtet.

“Sistemi duhet të jetë efikas në përthithjen e rrezeve të diellit, duhet të kapë një pjesë të madhe të tyre. Duhet pas kësaj t’i shndërrojë rrezet në molekula rezervë dhe të ketë një dendësi të madhe energjie, në mënyrë që të mos zë shumë hapësirë. Së fundmi, duhet të jetë i lirë, i disponueshëm dhe i fuqishëm për periudha të gjata kohore”.

Deri tani, ekipi ka krijuar molekula që mund të shndërrojnë një për qind të energjisë diellore të përthithur në energji kimike rezervë.

Poulsen thotë se sistemi do të jetë gati kur molekulat e krijuara nga ekipi në laborator të mund të ruajnë të paktën dhjetë për qind të energjisë diellore, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Mustafaj: Telefonata ime sot me Bashën, shqetësimi që më shprehu

Mustafaj: Telefonata ime sot me Bashën, shqetësimi që më shprehu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasen dy makina në Milot, katër të plagosur dërgohen në spitalin e Lezhës

Përplasen dy makina në Milot, katër të plagosur dërgohen në spitalin e Lezhës

January 18, 2026
Fundjavë e zezë në Alpet Austriake, tetë skiatorë humbin jetën nga ortekët brenda një dite

Fundjavë e zezë në Alpet Austriake, tetë skiatorë humbin jetën nga ortekët brenda një dite

January 18, 2026
ANALIZA E REL/ “Duan apo s’duan”, Albin Kurti është fitues në Kosovë dhe partner i vështirë jashtë saj

ANALIZA E REL/ “Duan apo s’duan”, Albin Kurti është fitues në Kosovë dhe partner i vështirë jashtë saj

January 18, 2026
Zhbllokohen mbi 90 mijë leje qëndrimi të pezulluara/ Greqia propozon rregulla të reja për emigracionin

Zhbllokohen mbi 90 mijë leje qëndrimi të pezulluara/ Greqia propozon rregulla të reja për emigracionin

January 18, 2026
“Modeli që po fiton betejën e qëndrueshmërisë”, rritja e agroturizmit pritet të vazhdojë edhe këtë vit

“Modeli që po fiton betejën e qëndrueshmërisë”, rritja e agroturizmit pritet të vazhdojë edhe këtë vit

January 18, 2026
“Fola me Trump dhe ia thashë hapur”, Meloni: Tarifat tregtare për trupat evropiane në Groenlandë janë të gabuara

“Fola me Trump dhe ia thashë hapur”, Meloni: Tarifat tregtare për trupat evropiane në Groenlandë janë të gabuara

January 18, 2026
Petro Koçi: Balli Kombëtar të kërkoj falje për deklaratat kundër LANÇ

Nëse Shqipëria do konsiderohej narkoshtet, Trump nuk do ftonte Ramën në Bordin e Paqes për Gazën

January 18, 2026
“Erdha tek Reali për të luajtur me …”, Kilian Mbape shuan zërat përsa i përket marrëdhënies me Vinicius Jr.

“Erdha tek Reali për të luajtur me …”, Kilian Mbape shuan zërat përsa i përket marrëdhënies me Vinicius Jr.

January 18, 2026
BILD zbardh prapaskenat/ Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania tërheq ushtrinë nga Groenlanda

BILD zbardh prapaskenat/ Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania tërheq ushtrinë nga Groenlanda

January 18, 2026
Një plagë që ende kullon gjak

7 shpjegime mbi trendet e politikës globale (dhe efektet lokale)

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In