• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shkencëtari shqiptar, hulumtuesi më i mirë për 2015

by A R
04/11/2015 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ishim mësuar të dëgjonim shpesh për sukseset e shqiptarëve nëpër botë, por së fundi të shumtë janë bashkëkombasit tanë që po mbizotërojnë në shkenca të ndryshme . Një sukses të madh e ka arritur edhe shkencëtari Edor Kabashi.

Ai ka marrë çmimin “ENCALS Young Investigators Award” apo Çmimi ENCALS për Hulumtuesit e Rinj për vitin 2015.

38-vjeçari nga Durrësi u nderua si shkencëtari më i mirë i grupmoshës nën 40 vjeç falë punës shkencore të tij në fushën e gjenetikës, në specializimin e ngushtë të sëmundjes së ALS-së -Skleroza Amiotrofike Laterale.

Ky çmim iu nda në Dublin nga Amar Al Chalabi, një nga neurologët më të mirë në botë.

“Çmimi ENCALS për Hulumtuesit e Rinj ka për qëllim identifikimin e shkencëtarëve më të aftë dhe më të zgjuar dhe jepet për kërkime në çështje të pazgjidhura në lidhje me sëmundjen ALS”, shkruhet ndër të tjera në motivimin e çmimit për dr. Kabashin.

Por, kush është Edor Kabashi?

Ai vjen nga Shqipëria, shkollën fillore dhe të mesme e ka përfunduar në Durrës, ndërsa ishte viti 1995 kur së bashku me familjen e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruajnë mediet në Shqipëri, transmeton lajmi.net.

Që do të arrijë sukses u pa shumë herët.

Ai mori çmimin e Presidentit Bill Clinton si një nga studentët më të mirë të Amerikës.

Studion për biologji dhe psikologji në Mount Saint Mary’s College në Emmitsburg, Maryland, SHBA.

Më vonë studimet i vazhdoi në Francë e më pas në Montreal në Kanadë ku u diplomua në biologji në vitin 2000. Në këtë vend Edori në vitin 2006 mori gradën doktor në neurologji dhe neurokirurgji.

Në vitet 2008 dhe 2011 fitoi çmimin “Brain Star” nga Instituti i Kërkimeve në Fushën e Shëndetit Mendor, në Kanadë.

Prej vitit 2011, ai drejton grupin kërkimor në departamentin e sëmundjeve neuro-degjenerative, në Institutin e Neuro-shkencës në Paris, Francë.

Next Post

Corriere della Sera: Qumështi i Enver Hoxhës dhe mirëqenia e Lindjes komuniste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qarkullonte i armatosur tentoi arratisjen duke përplasur makinën e Policisë, kapet pas ndjekjes 27-vjeçarin në Kurbin!

Qarkullonte i armatosur tentoi arratisjen duke përplasur makinën e Policisë, kapet pas ndjekjes 27-vjeçarin në Kurbin!

October 3, 2026
Kush janë 7 shpikjet e NASA-s, që u bënë pjesë e jetës së përditshme!

Kush janë 7 shpikjet e NASA-s, që u bënë pjesë e jetës së përditshme!

October 3, 2026
Qiratë në Tiranë, të papërballueshme! Viti akademik për studentët nis me “luftën” për një çati

Qiratë në Tiranë, të papërballueshme! Viti akademik për studentët nis me “luftën” për një çati

October 3, 2026
“Bojkoti ynë i shërben vetëm Kryeministrit”- Berisha akuza Drejtësisë: SPAK nuk e largon kurrë Ramën, vetëm protesta!

“Bojkoti ynë i shërben vetëm Kryeministrit”- Berisha akuza Drejtësisë: SPAK nuk e largon kurrë Ramën, vetëm protesta!

October 3, 2026
Liga e Kombeve/ Më pak se tri orë para ndeshjes me Finlandën, kuqezinjtë në kërkim të fitores së radhës

Liga e Kombeve/ Më pak se tri orë para ndeshjes me Finlandën, kuqezinjtë në kërkim të fitores së radhës

October 3, 2026
“Ika nga dasma”- Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe… (VIDEO)

“Ika nga dasma”- Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe… (VIDEO)

October 3, 2026
U arrestua pas denoncimit të të miturave për ngacmim e përndjekje, këngëtari Erind Xhaferi del për masë para Gjykatës së Fierit

U arrestua pas denoncimit të të miturave për ngacmim e përndjekje, këngëtari Erind Xhaferi del për masë para Gjykatës së Fierit

October 3, 2026
Detaje të reja nga tentativa e rrëmbimit të avionit “FlyDubai”, bashkëpiloti sulmoi kapitenin me sëpatë, Emiratet Arabe: Sulm terrorist!

Detaje të reja nga tentativa e rrëmbimit të avionit “FlyDubai”, bashkëpiloti sulmoi kapitenin me sëpatë, Emiratet Arabe: Sulm terrorist!

October 3, 2026
Reforma Territoriale votohet të enjten, Blushi i kërkon protestë kombëtare para Parlamentit më 8 tetor! Kreu i PD: Jam plotësisht dakord…

Reforma Territoriale votohet të enjten, Blushi i kërkon protestë kombëtare para Parlamentit më 8 tetor! Kreu i PD: Jam plotësisht dakord…

October 3, 2026
“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com