• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkencëtari rus: Ika nga Putini dhe sot jetoj me gjuhën shqipe!

by Java News
03/05/2024 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aleksandër Rusakov është një shkencëtar rus që jeton në Tiranë. Ai vjen sot në një rrëfim ekskluziv në studion e Shqip nga Rudina Xhunga për jetën mes luftës në Rusi, largimin nga atdheu dhe vendosjen në Shqipëri që për të është atdheu i dytë. Aleksandër Rusakov është me profesion albanolog. Ai e nisi karrierën në Rusi, për ta vazhduar më tej në Shqipëri, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

“Unë kam lindur në Shën Petersburg në atë kohë kur quhej Leningrad. Gjithë jetën kam jetuar atje deri në fillimin e luftës së Rusisë me Ukrainën. Kam ikur nga Shën Petersburgu në fillim të marsit të 2022 dhe që nga mesi i prillit të po atij viti, po jetoj në Tiranë.
Duhet të gjeja një vend për të jetuar dhe punuar dhe për mua ishte e natyrshme të zgjidhja Shqipërinë, me gjuhën e së cilës jam marrë gjithë jetën time. Nga Rusia u largova për shkak të luftës. Nuk e mendonim se sa kohë do të zgjaste kjo luftë. Madje, askokohe thonim se lufta ishte e pamundur të ndodhte. Mendonim se mund të zgjaste 2 javë, dy muaj, por jo me vite.

Shumë njerëz kanë ikur nga Rusia, përfshirë dhe shumë të rinj sepse ata nuk duan të bëhen pjesë e ushtrisë dhe të shkojnë në luftë. Por edhe një pjesë e gjeneratës sime, nuk ka qëndruar më në Rusi pas luftës. Por atje ka ende shumë njerëz që jetojnë. Kjo edhe për shkak se ata mendojnë se lufta është e drejtë, por ka edhe nga ata që mendojnë të kundërtën por nuk kanë mundësi të ikin nga Rusia. Kjo edhe për faktin se bota nuk është tërësisht e hapur për shtetasit rusë. Ne nuk mund të marrim kudo viza ndaj shumë prej bashkëatdhetarëeve të mi janë strehuar në Serbi, Mal të Zi, Kazakistan si pjesë e vendeve ku rusët mund të jetojnë të lirë pa viza.
Në apartamentin tim që është ndërtuar në 1908, ku unë kam jetuar me të gjithë familjen time, tani jetojnë miqtë tanë. Vajza dhe djali im herë pas here kthehen në Rusi, sepse kjo është e mundur ndërsa unë jo, nuk dua të kthehem në Rusinë e sotme.

Në Rusi nëse nuk flet kundër vendit tënd ti mund të jetosh i lirë dhe i qetë, por nëse bën të kundërtën, mund të burgosesh.
Koha e Putinit sot ngjan me kohën e komunizmit të vonë. Madje mund të them se është më keq se në kohën e Brezhnevit. Propaganda është më agresive dhe situata nuk është aspak e qetë.
Askush nuk e di me saktësi se kush e përkrah Putinin. Por unë mendoj që ai ka një mbështetje tejet të madhe. Kjo për shkak të propagandës. Ata shikojnë TV dhe propaganda i bën të mendojnë se Putini ka të drejtë dhe se ata janë sulmuar nga Ukraina”, u shpreh Aleksandër Rusakov në Dritare TV.

Next Post
Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë, sepse ka shfrytëzuar zanatin për të arritur qëllime të tjera

Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë, sepse ka shfrytëzuar zanatin për të arritur qëllime të tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

March 12, 2026
Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

March 12, 2026
Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

March 12, 2026
Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet

Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet

March 12, 2026
“Ne s’i njohim as lepurin e Surrelit, as ujkun e Cërrikut”, Manja: PD e ka kthyer Avokatin e Popullit në vend pune

“Kuvendi sot të flasë qartë!”, Manja: Çështja e drejtësisë është shndërruar në fasadë politike

March 12, 2026
PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

March 12, 2026
LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

March 12, 2026
VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

March 12, 2026
FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

March 12, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

Çmimi i naftës rritet mbi 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme ndikojnë tregjet

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In