• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shkencëtari ndez polemikat: Koronavirusi doli nga një laborator ku po prodhohej vaksina kundër SIDA-s

by Java News
22/04/2020 22:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkencëtari francez fitues i çmimit Nobel Luc Montagnier ka ndezur një polemikë të re duke pretenduar se virusi SARS-CoV-2 erdhi nga një laborator, dhe është rezultat i një përpjekje për të prodhuar një vaksinë kundër virusit të AIDS-it.

Në një intervistë dhënë në kanalin “Francez CNews” dhe gjatë një podcast nga Pourquoi Docteur, profesori Montagnier i cili bashkë-zbuloi HIV-in (Human Imunodeficiency Virus) pretendoi praninë e elementeve të HIV-it në gjenin e koronavirusit dhe madje edhe elementë të “mikrobit të malaries”janë shumë të dyshuar, sipas një raporti në Asia Times.

“Laboratori i qytetit të Wuhan është specializuar në këto koronaviruse që nga fillimi i viteve 2000. Ata kanë ekspertizë në këtë fushë”, u citua të thoshte ai.
Teoria se virusi Covid-19 e ka origjinën në laborator po bën xhiro prej pak kohësh.
Presidenti amerikan Donald Trump javën e kaluar pranoi raportin e Fox News se koronavirusi mund të ketë rrjedhur aksidentalisht nga një praktikant që punon në Institutin e Virologjisë të Wuhanit në Kinë.

Fox News, në një raport ekskluziv, bazuar në burime pa emër ka pohuar se megjithëse virusi është një dëmtim që ndodh në mënyrë natyrale te lakuriqët e natës dhe jo një armë biologjike, ishte duke u studiuar në laboratorin në Wuhan.

Transmetimi fillestar i virusit ishte nga njeriu në njeri, tha kanali i lajmeve, duke shtuar se “pacienti zero” punonte në laborator. Punonjësi i laboratorit u infektua aksidentalisht përpara përhapjes së sëmundjes midis njerëzve të thjeshtë jashtë laboratorit në qytetin e Wuhan.

Profesor Montagnier ka fituar çmimin Nobel në Mjekësi në vitin 2008 për identifikimin e virusit të SIDA-s, me kolegun e tij, profesorin Franeoise Barre-Sinoussi.
Pretendimi i tij i ri për koronavirusin, gjithsesi mori kritika nga shkencëtarët, përfshirë kolegët e tij.

“Vetëm në rast se ju nuk e dini. Dr Montagnier ka lëvizur jashtëzakonisht shpejt në vitet e fundit. Nga mbrojta e pabazë e homeopatisë deri tek shndërrimi në antivaksinë. Çfarëdo që ai të thotë, thjesht mos e besoni atë”, shkroi në “Twitter” Juan Carlos Gabaldon, një tjetër shkencëtar.

Washington Post shkroi se dy vjet më parë, zyrtarët e ambasadës amerikane në Kinë ngritën shqetësime në lidhje me biosigurinë e pamjaftueshme në Institutin e Virologjisë Wuhan të qeverisë kineze, ku studiohen viruset vdekjeprurëse dhe sëmundjet infektive. /e.s/

Next Post
“Virusi doli nga laboratori”, mjeku i njohur: Montagnier, shkencëtari që nxiti debatin vaksinë-autizëm

“Virusi doli nga laboratori”, mjeku i njohur: Montagnier, shkencëtari që nxiti debatin vaksinë-autizëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In