• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkencëtarët zgjidhin misterin e ‘Rrathëve të Zanave’

by Java News
20/01/2017 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një hipotezë e re shpjegon se si janë formuar rrathët e rërës të qarkuar nga një unazë bari, që gjenden në zona shumë të thata të planetit, si në Namibi dhe Australi

Të ashtuquajturit ‘rrathët e zanave’, që gjenden në Namibi, por edhe në Australi, janë një fenomen natyror që për dekada me radhë kanë habitur ekspertët. Janë zonë në formë rrathësh simetrikë të privuar nga bimësia, por të rrethuar nga bari. Mund të kenë dimensione të ndryshme që shkojnë nga 3-20 metra diametër dhe kanë një jetëgjatësi prej dhjetëra vjetësh. Disa kanë mundur të mbijetojnë edhe 70 vjet.

DY HIPOTEZA – Me kalimin e kohës ka pasur shpjegime të shumta lidhur me shkakun e formimit të tyre, edhe pse, në të vërtetë, askush nuk ka qenë në gjendje të japë një përgjigje të plotë për pyetjen.

Gjatë viteve të fundit ka pasur 2 hipoteza më të besueshme; e para sugjeronte se këto qarqe ishin vepër e termiteve që sistematikisht gërryenin rrënjët e barit në brendësi të tyre. Hipoteza u mbështet nga fakti se për 80% të rasteve të qarqeve të Namibisë kishin nën vete një numër të madh termitesh. Por këtë hipotezë e kundërshtonte fakti se në rrathët australianë nuk ka termite.

Hipoteza e dytë argumentonte se formimi i qarqeve i atribuohet barërave autoktone, të cilat kishin arritur nivele çuditërisht të sofistikuara të vetorganizimit në një nga mjediset më të shkretë në Tokë.

PERGJIGJJA  E FUNDIT…SALOMONIKE – Tashmë duket se një grup shkencëtarësh kanë gjetur zgjidhjen: shkaku i formimit të tyre duhet kërkuar tek të dyja fenomenet e mësipërme.

Sipas Korina Tarnita dhe grupit të studiuesve që kanë publikuar studimin e tyre në revistën ‘Nature’, termitet e Namibisë vërtetë ushqehen me rrënjët e bimëve që janë mbi folenë e tyre dhe kjo shkatërron vegjetacionin në sipërfaqe. Aty ku kolonitë e termiteve janë të detyruar të jetojnë njëri pranë tjetrit, fushat me bar të paprekur simbolizojnë kufijtë që i japin fraksioneve kundërshtare. “Nëse një koloni termitesh plotëson një tjetër më të vogël, zakonisht e para merre terren mbi të dytën dhe zgjeron territorin e saj, – thotë Tarnita. – Por në qoftë se dy koloni të të njëjtës madhësi janë në kontakt me njëra-tjetrën, ato preferojnë  të përcaktojnë një kufi.

MUNGON DIÇKA.. – Shpjegimi, megjithatë, nuk është i plotë; ai nuk mund të argumentojë se pse ‘qarqet e zanave’ kanë një formë pothuajse të përkryer rrethore dhe sidomos nuk i shpjegon rrathët australianë.

Por studiuesit duket se kanë përgjigje edhe për këtë kundërshti: ata argumentojnë, në fakt, se janë të rëndësishëm edhe barërat që formojnë rrathët.  Në zonat ku ka mungesë të ujit dhe lagështie, disa bimë  dërgojnë rrënjët e tyre të gjata nën sipërfaqe për të vjedhur fqinjët e tyre. Ky sistem çon në formimin e arnave të thata të rërës. Lagështira përqendrohet jashtë tyre, duke i dhënë në këtë mënyrë mundësi  barit rreth e qark që të marrë ushqim të mjaftueshëm për mbijetesë.

Është ky shpjegimi që përfundimisht zgjidh misterin e ‘rrathëve të zanave’? Në të vërtetë, ka ende një boshllëk, sepse kërkimet ishin bazuar në modele që janë punuar në laborator, tani duhet të konfirmohen në realitet./shqip/a.k

Next Post
Mesazhi i papës për Trump: Shqetësohu për të varfërit

Mesazhi i papës për Trump: Shqetësohu për të varfërit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

March 11, 2026
Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

March 11, 2026
Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

March 11, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Eksperti i ekonomisë: Nafta që po shitet në Shqipëri është blerë me çmimin e para luftës

March 11, 2026
Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

March 11, 2026
Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

March 11, 2026
Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

March 11, 2026
Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

March 11, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

March 11, 2026
Sot mblidhet qeveria, takimi i parë i kabinetit pas pushimeve

Dy ditë pas raportit për Ballukun, Rama mbledh Kryesinë e PS në selinë rozë

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In