• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shkencëtarët zbulojnë superantibiotikun kundër baktereve rezistente

by Java News
21/02/2020 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkencëtarët kanë zbuluar një antibiotik të ri që mund të vrasë edhe supermikrobet më të vështirë që janë bërë rezistentë ndaj të gjithë ilaçeve të tjerë që njihen deri tani. Studiuesit në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets (MIT) hulumtuan rreth 6,000 molekula përmes programit të inteligjencës artificiale, duke kërkuar ato që mund të vrisnin mikrobin Escherica Coli.

Nga të gjithë ata, programi përzgjodhi saktësisht atë molekulë që u shfaq më efektive kundër bakterit dhe që nuk i ngjante strukturalisht me asnjë prej 1700 komponimeve të njohura deri tani. Kur ekipi i MIT testoi përbërësin e sapo identifikuar në laborator, fuqia e tij ishte e jashtëzakonshme. Ilaçi vrau dhjetëra lloje të baktereve, duke përfshirë shtame që janë provuar rezistente ndaj të gjithë antibiotikëve të njohur.

Ky është një zbulim shumë premtues, sipas ekspertëve të shëndetit publik, pasi prej kohësh tashmë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se rezistenca ndaj antibiotikëve është një kërcënim kryesor për mbijetesën njerëzore.

Antibiotikët – duke filluar me penicilinën – ishin ndër përparimet më të rëndësishme mjekësore për njerëzimin. Vetëm penicilina vlerësohet të ketë shpëtuar rreth 200 milionë jetë që nga zbulimi i saj në 1928.

Kur bakteret ekspozohen ndaj antibiotikëve, një pjesë e baktereve vdesin, ndërsa një pjesë tjetër pëson mutacion, duke e bërë më pas bakterin rezistent ndaj antibiotikut të përdorur. Kur një infeksion është rezistent ndaj një antibiotiku, medikamentet që jepen bëhen të padobishme kundër tij. Kur një infeksion është rezistent ndaj të gjithë antibiotikëve, është thuajse e sigurtë që pacienti do të vdesë.

Megjithëse antibiotikët kanë një rëndësi jetike për mbijetesën njerëzore në tërësi, ato nuk janë një investim fitimprurës për kompanitë farmaceutike; kështu që zbulimi dhe zhvillimi i tyre i ngadaltë është zvarritur.

Por ilaçi i ri i laboratorit të MIT duket se është një yll i shndritshëm në një horizont të zymtë.

Përbërja e re, të cilin ata e kanë emëruar “halicin” sipas emrit të “Hal”, një prej personazheve të filmit të vitit 2001, “Odise në Hapësirë”, është treguar jashtëzakonisht e efektshme deri më tani dhe funksionon ndryshe nga shumica e antibiotikëve të tjerë.

Sipas autorit kryesor të këtij studimit, Dr Jonathan Stokes, ata e testuan ilaçin eksperimental kundër disa lloje bakteresh, duke përfshirë Acinetobakterin, Pseudomonas dhe Mykobakterin e Turbekulozit. Ilaçi i vrau të gjithë bakteret e vështirë për t’u trajtuar, me përjashtim të Pseudomonas, një infeksion i ashpër në mushkëri që është veçanërisht fatal për të sëmurët me fibrozë cistike.

Edhe pse bakteri që studiuesit përdorën është rezistent ndaj të gjithë antibiotikëve të njohur, u pa që te minjtë ku u injektua ilaçi i ri, ata arritën të pastrohen plotësisht nga infeksioni brenda 24 orëve.

Dhe për shkak se ilaçi shkatërron qelizat në membranën e baktereve, (membranë që u lejon atyre të ruajnë energjinë), shkencëtarët mendojnë se patogjenët do të kenë shumë më pak të ngjarë të zhvillojnë rezistencë ndaj antibiotikëve.

g.kosovari

Next Post
“Nuk e kanë kuptuar asnjëherë rëndësinë e PPP-ve”/ Rama: Krijojnë iniciativa të reja

“Nuk e kanë kuptuar asnjëherë rëndësinë e PPP-ve”/ Rama: Krijojnë iniciativa të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

April 2, 2026
Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim me homologen Davkova! Çfarë do të diskutohet

Presidenca i përgjigjet PD-së: Këshilli i Sigurimit nuk merr vendime! Begaj, në kontakt me institucionet dhe partnerët

April 2, 2026
35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

April 2, 2026
Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

April 2, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Begaj: Përkujdesja për personat me çrregullim të spektrit të autizmit, tregues i humanizmit të një shoqërie

April 2, 2026
Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

April 2, 2026
Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

April 2, 2026
Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

April 2, 2026
“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

April 2, 2026
Spahiu: Partitë e reja këto zgjedhje kanë shanse më shumë se më parë sepse voton diaspora

Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In