• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkencëtarët konfirmojnë: Marsi është i pajetueshëm

by Java News
01/08/2018 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një lajm i keq vjen për ata që ëndërrojnë të ndryshojnë mjedisin e Marsit për ta bërë një Tokë të dytë, planeti i kuq nuk ka mjaftueshëm gaz karbonik për të krijuar një atmosferë mjaftueshëm të trashë që ta bëjë të banueshme, sipas shkencëtarëve.Një studim i shfaqur në revistën “Nature Astronomy” analizon idenë sipas të cilës teknologjitë mund të mundësojnë transformimin e këtij planeti të shkretë dhe të thatë për ta bërë njësoj si Toka.

Ky është koncepti i “inxhinierisë planetare” ose “transformimit”, shumë i pëlqyer nga fantashkenca, por që i intereson gjithashtu edhe shkencëtarëve.

Prespektiva për misione të banueshme nga NASA drejt Marsit në terma afat mesme dhe ajo e vendosjes së kolonive njerëzore, e përmendur nga miliarderi Elon Musk, kanë nxitur studiuesit të analizojnë më në detaj këtë hipotezë të mbrojtur nga pronari i “SapceX”.

“Ne donim të shihnim se çfarë ishte e mundshme të bëhej me dioksidin e karbonit (CO2) dhe me gjendjen aktuale të teknologjisë”, deklaroi Bruce Jakosky, i Universitetit të Kolorados në Bulder (SHBA) dhe autori kryesor i këtij studimi.

Më i vogël se sa Toka, Marsi ka një atmosferë shumë të dobët, presioni atmosferik është shumë i ulët dhe bën shumë ftohtë, temperatura mesatare është -63 gradë Celcius.

“Qëllimi i këtij transformimi është që Marsi të pajiset me një atmosferë më të trashë, njësoj si ajo e Tokës”, shpjegon Bruce Jakosky.

 

Çelësi i këtij transformimi të mjedisit është dioksidi i karbonit, një gaz me efekt serë që ndodhet i bllokuar në gurët dhe në akullnajat marsiane.

“Nëse arrijmë të çlirojmë këtë gaz në atmosferë, mund të shpresojmë që ajo të bëhet më e dendur, të ngrohet planeti dhe duke rritur presionin atmosferik, të bëhet e mundur që uji i lëngshëm të qëndrojë në sipërfaqe”, theksoi studiuesi.“Por kemi zbuluar se nuk ka mjaftueshëm dioksid karboni për të krijuar një ngrohje klimatike të mjaftueshme, edhe sikur të arrijmë ta çlirojmë krejtësisht në atmosferë”, thotë ai, përcjell Atsh.

Madje, CO2-shi i pranishëm do të mundësonte vetëm një trefishim të atmosferës së Marist, që është sa një e pesta e presionit atmosferik që është i nevojshëm për ta bërë Marisn të banueshëm për njeriun, si dhe do e rriste temperaturën deri në -10 gradë Celcius.“Për më tepër, është shumë e vështirë që të çlirohet ky CO2”, thotë ky shkencëtar, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Goditje për qeverinë italiane, rrëzohet kandidatura e gazetarit euroskeptik për kreun e Rai-t

Goditje për qeverinë italiane, rrëzohet kandidatura e gazetarit euroskeptik për kreun e Rai-t

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com