• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shkencëtarët bien dakord: Ja sa peshon një kilogram!

by
16/10/2015 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas disa dekadave të studimeve, testimeve dhe argumentimeve, shkencëtarët janë afër që të pajtohen se sa peshon një kilogram.

Pesha e një kilogrami, aktualisht, është e përcaktuar nga një objekt fizik, i ashtuquajtur Prototipi Ndërkombëtar i Kilogramit (International Prototype Kilogram-IPK), ose “Le Grande K”, i cili është një cilindër i ngurtë i bërë nga platiniumi dhe iridiumi dhe është i vendosur në një kasafortë me siguri të lartë në Sevres të Francës, transmeton Koha.net, shkrimin e Independente. Ekzistojnë edhe disa kopje të tjera të IPK-së, por të gjitha janë të krijuara në bazë të këtij origjinalit që është i vendosur në Francë.

Kilogrami është njësia e vetme ndërkombëtare që është përcaktuar nga një objekt fizik. Metra, sekonda, Amperi dhe të gjitha njësitë e tjera janë të përcaktuara nga konstante matematikore të cilat janë fakte të fizikës, dhe jo nga objektet fizike. Kurse një kilogram është i përcaktuar në bazë të këtij cilindri.

Megjithatë, kjo mund të ndryshojë së shpejti, pasi shkencëtarët besojnë se kanë të dhëna të mjaftueshme që ta zëvendësojnë cilindrin metalik me një definicion matematikor, sipas raporteve nga “Nature”.

 

Cilindri mund të matë një kilogramë, por kjo mund të ndryshojë, ajo mund të humbasë ose të fitojë atomet me kalimin e kohës. Konstantet matematikore janë të njëjta kudo në tokë, dhe mund të gjenden nga të gjithë, jo vetëm nga personat që kanë qasje në IPK. Matjet e tilla të sakta nuk mund të kenë ndonjë ndryshim të madh në gjërat e përditshme, por për inxhinierët dhe shkencëtarët që punojnë me materiale super të ndjeshme ose struktura shumë të vogla, një përkufizim përfundimtar i peshës është shumë i rëndësishëm.

Për të bërë këtë përkufizim të saktë, shkencëtarët kanë punuar me atë që njihet si konstanta e Plankut, që është një konstantë shumë e rëndësishme në fizikën kuantike, e cila lidh sasinë e energjisë në një foton me frekuencën e valës së saj. Megjithatë, matja e kësaj konstante është një nga gjërat më të vështira. Njëra nga metodat për ta bërë matjen është duke numëruar atomet në një sferë silici dhe tjetra është përdorimi i një ekuilibri në watt, që funksionon duke e peshuar një objekt testues kundër një force elektromagnetike.

Pas shumë vite të testimeve, rezultatet nga të dyja metodat janë sjellë për të parë nëse ato përputhen për të përcaktuar peshën e saktë të një kilogrami. Dhe rezultati është se ato përputhen mjaft shumë, që u lejon të bien dakord mbi masën e konstantës së Plankut, që është 12 pjesë për miliard. Ende nuk ka përfunduar gjithçka, pasi duhet të bashkohen edhe të dhënat nga sfera të silikonit nga Rusia, të cilat duhet të përputhen me rezultatet ekzistuese.

Pas shumë viteve “Le Grande K” mund të jetë afër pensionimit.

 

Next Post

Mali Zi nuk e respekton Kushtetutën kur vjen puna për shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com