• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shkencëtarët amerikanë prodhojnë trurin e parë në epruvetë

by
21/08/2015 07:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E pamundura po bëhet realitet. Një grup shkencëtarësh të Universitetit të Ohajos në Shtetet e Bashkuara të drejtuar nga profesori Rene Anand krijuan trurin e parë në epruvetë.
Qëllimi është për të njohur më mirë aktivitetin e trurit dhe për të mësuar reagimin e tij ndaj disa substancave të caktuara apo helmeve.

Kjo arritje, do të ndihmojë edhe në testimin e medikamenteve, të cilët mund të kurojnë Alzajmerin dhe Parkinsonin. Truri i përftuar në laborator ka të njejtin zhvillim sa ai i një fetusi prej 5 javësh.

Është i vogël sa goma fshirëse e një lapësi dhe nuk ka vetëdije. Ai u krijua nga qelizat e marra nga lëkura e personave të rritur, të transformuara në qeliza embrionale për t’i riprogramuar. Dhe ja ku u arrit, në modelin më të plotë të trurit njerëzor, të zhvilluar deri më tani. Për herë të parë, organi i prodhuar në laborator arrin të riprodhojë 99% të llojeve të ndryshme të qelizave dhe gjeneve që e përbëjnë, duke përfshirë një pjesë të palcës së kurrizit dhe retinës.

Për të kaluar në hapin e mëtejshëm të rritjes së organit është e nevojshme një rrjet enësh gjaku, që mund të arrihet pa krijimin e një zemre artificiale. Ekipi i shkëncëtarëve i Universitetit të Ohajos po ruan me shumë kujdes teknikën e përdorur. Mungesa e qartësisë i bën shkëncëtarët e tjerë të kenë dyshime, por nëse lajmi konfirmohet dhe miratohet nga komuniteti i shkencëtarëve, do të hapte një shteg krejtesisht të ri për studimin e funksionit të trurit dhe zhvillimin e medikamenteve të reja. /Tv Klan/

Next Post

Stolat inteligjent që prodhojnë energji elektrike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com