• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkenca tregon se ashtu si shkruani keni personalitetin tuaj

by Java News
18/02/2017 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grafologjia është shkenca, e cila në bazë të analizës së dorëshkrimit i zbulon tiparet e personalitetit, ndërsa mënyra se si shkruani mund të tregojë më shumë se 5.000 tipare të ndryshme të personalitetit.

Personat ekstrovertë kanë tendencë të shkruajnë me shkronja të mëdha, ndërsa tipat e turpshëm, introvertë parapëlqejnë të shkruajnë me shkronja të vogla, transmeton Koha.net. Nëse shkronjat tuaja kanë madhësi mesatare kjo e tregon një aftësi të fortë për t’u përqendruar dhe koncentruar.

Shkencëtarët thonë se njerëzit që lënë shumë hapësirë në mes të fjalëve, e shijojnë lirinë dhe pavarësinë, ndërsa ata që lënë hapësirë të vogël në mes të shkronjave u pëlqen shoqëria e të tjerëve. Nëse fjalët tuaja janë krejtësisht të përziera kjo tregon se jeni ndërhyrës dhe ju pëlqen hallakama.

Shtypja e stilolapsit, derisa shkruani e tregon tensionin dhe zemërimin, ndërsa shkrimi i lehtë e tregon shenjën e përkushtimit. Shtypja e butë do të thotë që jeni të ndjeshëm dhe empatik.

Nëse pika në “i” është pak më lartë, sigurisht keni imagjinatë aktive. Nëse pikën në “i” e vendosni saktë mbi shkronjë, kjo, është një shenjë e organizimit dhe orientimit të detajuar të mendjes. Nëse pika në “i” është në anën e majtë, kjo, do të thotë se hezitoni, ndërsa në qoftë se në vend të pikës e vendosni një rreth kjo do të thotë se jeni të gjallë dhe paksa fëmijëror.

Nëse shkronjat janë të anuara në të djathtë, kjo, do të thotë se ju pëlqen të takoni njerëz të rinj dhe të punoni me ta, ndërsa shkronjat e anuara në anën e majtë e tregojnë një tendencë për rezervë.

Ata që e bëjnë një lak të gjerë tek shkronja “L” janë të relaksuar dhe spontanë, ndërsa laku i ngushtë do të thotë që jeni shpesh të tensionuar dhe përmbaheni nga hapat e mëdhenj në jetë.

Shkronjat e rrumbullakosura nënkuptojnë kreativitet dhe aftësi artistike, ndërkohë që shkronjat e mprehta me maja të mprehta janë shenjë e ambicies.

Edhe shpejtësia e të shkruarit flet për personalitetin tuaj. Nëse shkruani shpejt është shumë e mundshme që jeni të padurueshëm dhe nuk ju pëlqen të humbni kohë, ndërsa shkrimi i ngadalshëm do të thotë që jeni metodikë, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Presidenti Thaçi premton sërish: Liberalizimi i vizave menjëherë pas demarkacionit

Presidenti Thaçi premton sërish: Liberalizimi i vizave menjëherë pas demarkacionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com