• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkenca: Ngrohja globale, një botë e përgatitur keq

by Aalison Pearse Stevens
10/05/2016 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Katastrofa e zjarreve të mëdha që përfshinë ditët e fundit Fort McMurray, është një tragjedi e veçantë për Kanadanë, por forca shkatërruese e tymit dhe zjarrit nuk janë shenja e vetme e El Ninjos jashtëzakonisht të fortë në Paqësor të këtij viti, dhe as moti i nxehtë dhe i thatë që po përhapet rrezikshëm nëpër botë.

Nuk janë as zjarret po aq serioze që kanë përfshirë aktualisht të gjithë Siberinë dhe Rusinë Lindore.

Teksa është duke shkaktuar katastrofa natyrore, viti i gjatë i ngrohjes globale është provuar të jetë një test stresi për zonat rurale të botës. Shumica e tyre nuk janë duke e kaluar atë.

Duke i dhënë pjesës më të madhe të botës një vit më të ngrohtë se zakonisht, El Ninjo po na tregon se sa të keq-përgatitur janë pjesë të caktuara të botës për të ardhmen e temperaturave të larta– dhe se sa fort janë të lidhura me njëra-tjetrën klima, ushqimi, varfëria dhe zhvillimi ekonomik.

Nëpër rajonet lindore dhe jugore të Afrikës, ku sezoni i korrjeve sapo ka filluar, dhe ato buzë Paqësorit po vuajnë aktualisht nga efekte shkatërruese. Një thatësirë e jashtëzakonshme në Afrikën e Jugut ka shfarosur të gjitha të mbjellat me misër.

Prodhimi i drithërave në Etiopi ka rënë me 75 përqind, duke bërë që Agjensia për Zhvillim Ndërkombëtar të paralajmërojë se 10 milionë njerëz atje “mund të jenë në krizë për ushqim” në vazhdën e këtij viti; Malavi ka deklaruar tashmë emergjencën për ushqimin; Zimbabve do të shpenzojë mbi 200 milionë dollarë për importimin e grurit për të kompensuar të korrat e humbura.

Rritja e çmimeve

Në shumë nga këto vende, çmimet e drithërave janë rritur me më shumë se 2-fishin. Në Indi, ku disa shtete janë goditur nga thatësira, qeveria ka marrë masa emergjente për të mbështetur furnizimin me ushqim. Tailanda, Vietnami dhe India, së bashku përgjegjëse për 60 për qind të furnizimit të botës me oriz, presin që prodhimi i tyre të bjerë me një të tretën – rënia më e madhe që nga viti 2003.

Kina ka njoftuar një mungesë prej 9.9 milionë tonë mes grurit që ajo prodhon dhe konsumon. Indonezia po lufton të rimëkëmbet nga thatësira e shoqëruar dhe zjarret e mëdha, të dyja simptoma të El Ninjos. Dhe koreano-veriorët tashmë janë paralajmëruar nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e OKB-së, se nivelet e tyre tashmë të ulëta të prodhimit të orizit, kanë rënë me 26 për qind.

Një thatësirë e El Ninjos nuk është vetë ndryshimi i klimës (edhe pse kjo po ndodh në mes të dekadës më të ngrohtë në historinë e regjistruar).

Por ajo na tregon se çfarë do t’i bëjë jetesës dhe ekonomive tona ngrohja globale, dhe se ku njerëzit do të jenë më të rrezikuar. Herën e fundit që kjo ka ndodhur, në vitin 2008, rezultati ishte trazira të ushqimit dhe kriza urie, të cilat ushqyen paqëndrueshmëri politike në të gjithë botën në zhvillim.

Rritja e papritur e madhe e çmimeve të drithërave (pasi çmimet e ushqimeve patën rënë për dekada të tëra), e pati një përfitim:shkaktoi miliarda investime në bujqësinë papritmas fitimprurëse, dhe miliona hektarë tokë që do të bëhen produktive, duke i dhënë fund krizës.

Por është shumë e dukshme këtë vit, që masat e marra deri më tani nuk janë të mjaftueshme. Dhe ajo çfarë po na tregon viti i gjatë i thatësirës, është se ngrohja globale mbetet një krizë kryesisht rurale, dhe se zonat e prekura më rëndë janë ato ku jeta rurale është e varfër, e nën-investuar, jo-komerciale dhe ku mungojnë lidhjet me ekonominë globale.

Ky konkluzion është i dokumentuar në detaje në një studim të ri në shkallë të gjerë të zonave të rrezikuara të botës rurale, nga ana e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

Gjetjet e saj tregojnë se vendet më të rrezikuara nga një klimë më e ngrohtë gjenden tek zonat më rurale, më të varfra, më të varura nga burimet për të ardhura, më pak të mirë-qeverisura dhe që kanë norma të larta të pjellorisë dhe rritjes së popullsisë. Dhe këto karakteristika, siç e bën shumë të qartë edhe OECD-ja, janë të gjitha të lidhura, sikurse janë edhe zgjidhjet e tyre të mundshme.

Rreziku nga ndryshimi i klimës mund të reduktohet ndjeshëm, duke rritur produktivitetin bujqësor (përfshirë futjen e kulturave më të forta e të projektuara rishtazi); futur praktikat më të mira të kontrollit të lindjeve; ndërtuar lidhje të forta me qytetet e mëdha për të lehtësuar investimet dhe emigrimin; ndërtuar industritë jo-bujqësore në zonat rurale; përmes inkurajimit të njerëzve për t’u zhvendosur tek bujqësia komerciale dhe për të konsoliduar fermat më të mëdha e më pak të rrezikuara; si dhe zhvillimin e arsimit në zonat rurale.

Ne kemi qenë të prirur për ta parë klimën, prodhimin e ushqimit, popullsinë, varfërinë, zhvillimin ekonomik dhe qeverisjen si aspekte konkurruese në vëmendjen tonë dhe sidomos për ndihmat e huaja në dollarë.

Mjafton vetëm një valë ajri të ngrohtë nga Paqësori, për të na bërë të kuptojmë se ato janë një gjë. Rezulton se tek ato vende që po vuajnë nga mungesa e ushqimit këtë vit, duhet të synojmë të ndërtojmë mekanizmat e rezistencës ndaj ngrohjes globale (pergatitur nga KOha Ditore). (b.an)

Next Post

North stream 2, shqetësim gjeopolitik atlantik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In