Brenda vitit 2016, rezervat e kurws kundër helmit të gjarprit do të mbarojnë. Alarmi është dhënë nga organizata “Mjekët pa Kufij”, sipas të cilëve jeta e miliona njerëzve është në rrezik, veçanërisht në vendet në zhvillim. Rezervat janë drejt përfundimit për shkak se kompania ‘Sanofi Pasteur’, ka vendosur që të ndërpresë prodhimin e kurws.
Pavarësisht kësaj, kompania në fjalë është e gatshme që të shesë formulën. Megjithatë ka shumë gjasa që deri në fund të 2016, të arrihet në një marrëveshje. Një situatë e tillë kërkon ndërhyrjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Gabriel Alcoba, përfaqësues i shoqatës ‘Mjekët pa Kufij”, thotë se po përballen me një krizë të vërtetë dhe nuk ka asnjë alternativë tjetër, për të paktën dy vjet.