• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkenca: 11 problemet që mund të zgjidhë muzika

by A R
19/08/2016 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në të gjitha situatat një këngë e duhur është në gjendje të ndikojë në gjendjen tonë emocionale. Ajo na “karikon”, na ngushëllon, na argëton, na bën të ndjehemi mirë. Sipas studimeve, muzika është në gjendje të ndikoje edhe në zona të tjera te trurit përgjegjëse për reagime të tjera edhe më të ndërlikuara.

1-Performanca sportive

1

Një studim i Georgia Southern University ka treguar se dëgjimi i muzikës qe pëlqen përmirëson ne masën 20% performancën sportive. Kemi te bëjmë me një lloj dopingu legal që për më tepër nuk dëmton shëndetin, përkundrazi.

2-  Në lindjet para kohe

2

Është provuar se muzika është në gjendje të krijoje një sfond të përshtatshëm për fëmijët e lindur përpara kohe. Sipas disa studiuesve kanadezë, kjo i ndihmon ata për të përballuar më mirë dhimbjet si dhe për të formuar zakone më të mira në lidhje me refleksin e të ushqyerit, duke ndihmuar kështu drejtpërsëdrejti në rritjen e peshës së tyre. Zhanri i preferuar? Shpesh ajo klasike, sidomos Moxartu.

3- Veç të porsalindurve, muzika ju bën mirë edhe bimëve

3

Ky konstatim përbën thelbin e një studimi me titull: “The Sound of Music and Plants”, i autores Dorothy Retallack. Ajo bëri një eksperiment që konsistonte në vënien e muzikës ndaj dy grupeve identike bimësh. Ai grup të cilit iu vu muzikë rock, u pa se u rrit më pak se grupi i bimëve që pati muzike të lehtë, të cilat u rriten ne mënyrë me uniforme dhe u bënë më të gjelbërta.

4- Dëmtimet cerebrale

4

Muzika është një mjet i mire për të rikuperuar dëmtimet të lehta cerebrale, madje edhe gjendje të lehta të sëmundjeve neurodegjenerative. Kështu është eksperimentuar se dëgjimi i muzikës ka dhënë rezultate të pëlqyeshme tek pacientët me iktus.

5- Bashkon (ndan) njerëz

5

Muzika afron grupe njerëzish që kanë shije të përbashkëta muzikore, sikurse mund të bëjë edhe të kundërtën. Është provuar se kur dikush dëgjon një muzikë të pa pëlqyer për të, tek ai ndërpritet sekretimi i dopaminës, hormonit të kënaqësisë. Kjo bën që njerëzit te grupohen dhe të kërkojnë mjedise në të cilat dëgjohet një lloj i caktuar muzike.

6- Dëgjimi

6

Muzika është provuar se kur dëgjohet në mënyrë të vazhdueshme, është në gjendje të parandalojë humbjen e dëgjimit që vjen për shkaqe natyrale që lidhen me moshën. Është provuar se një fans 70-vjeçar i muzikës është në gjendje të dalloje tingujt muzikorë në një mjedis me zhurmë, më mirë se sa një tjetër që është 50 vjeç, por pa pasionin për dëgjimin e muzikës.

7- Zemra

7

Muzika u bën mirë të sëmurëve me probleme të aparatit kardiovaskular, duke ndihmuar në uljen e presionit të gjakut dhe të gjendjes së ankthit. Në këtë rast ndikimi i saj ka të bëjë me zgjerimin e vasave të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit të tij, duke favorizuar kështu shëndetin e zemrës.

8- Adoleshentët e tmerrshëm

8

Nuk është vetëm melodia që sjell efekte pozitive. Një studim britanik i vitit 2008 ka provuar se veç muzikës, edhe teksti i këngës mund të ketë benefite veçanërisht në moshat e reja, duke nxitur bashkëveprimin mes tyre dhe duke dhënë mesazhe sociale si për shembull “Heal the Ëorld” e Michael Jackson.

9- Luftën kundër analfabetizmit

9

Disa orkestra të organizuara në vendet më problematike të botës kanë meritën se kanë hequr shumë fëmijë nga rruga, duke i ccuar në një drejtim tjetër. Por muzika mund të ndikojë edhe në mënyrë më konkrete. Një studim amerikan i vitit 2009 provoi se muzika që luhet në rrugë bëri që të largohen prej saj dhe zakonit të sjelljeve të këqija shumë fëmijë. Ndërkohë që është vërtetuar se mësimi i notave dhe leximit te partiturave përmirëson dhe fuqizon aftësinë e te lexuarit në përgjithësi, duke ndikuar kështu edhe në luftën kundër analfabetizmit.

10- Shitjet

10

Nga kauzat e mëdha sociale, le të kalojmë te ekonomia. Është provuar se një lloj i caktuar muzike, kryesisht ajo e qetë në sfond, e luajtur në dyqane, ndikon në numrin e shitjeve të një malli të caktuar. Psh, duke dëgjuar muzike franceze në një dyqan verërash, njerëzit blenë më shume verë të prodhimit francez, ndërkohë kur në dyqan u luajt muzikë gjermane, më të shitura dolën pikërisht verërat gjermane.

11- Shijet

11

Duke qëndruar te verërat muzika është në gjendje të modifikoje deri edhe shijet. Kështu, edhe një verë ekonomike, e shoqëruar me një muzike të lehte nësfond, e përmirëson në masën 60% shijen e saj në perceptimin e atij që po e pi.

/Tirana Observer/r.a

Next Post
Veliaj: Prishen 7 objekte zaptuese pranë shkollës “Luigj Gurakuqi”

Veliaj: Prishen 7 objekte zaptuese pranë shkollës “Luigj Gurakuqi”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

”Fuqia ajrore ka kufijtë e saj”, gjenerali paralajmëron për pasojat e përshkallëzimit me Iranin

”Fuqia ajrore ka kufijtë e saj”, gjenerali paralajmëron për pasojat e përshkallëzimit me Iranin

August 9, 2026
“Në fund të 2025-ës ndodhi diçka e rëndë”, Braçe: Unë kam bërë ‘shkollën’ e Gramoz Ruçit! Debati në PS është…

“Duhet zbatuar ligji. Kaq!”/ Braçe pas zjarrit në Krujë: Zjarrfikësit meritojnë më shumë

August 9, 2026
Protesta apo internacionalizëm ballkanik?

Protesta apo internacionalizëm ballkanik?

August 9, 2026
Zjarri në Krujë, Rama reagon sërish: Vetëm një vatër aktive, mirënjohje për forcat që luftuan me flakët

Zjarri në Krujë, Rama reagon sërish: Vetëm një vatër aktive, mirënjohje për forcat që luftuan me flakët

August 9, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 10 Gusht 2026

August 9, 2026
Zjarret e gushtit duhen luftuar në shkurt

Zjarret e gushtit duhen luftuar në shkurt

August 9, 2026
Vdes Massimiliano Cencelli. Pse emri i tij hyri në fjalorin politik italian

Vdes Massimiliano Cencelli. Pse emri i tij hyri në fjalorin politik italian

August 9, 2026
Po kalonte autostradën në Lushnje, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren

Tragjike në Ksamil! Babai përplas për vdekje të bijën e mitur duke kryer manovra në parkim

August 9, 2026
Kina synon shërbime më të fuqishme të mjekësisë tradicionale

Kina synon shërbime më të fuqishme të mjekësisë tradicionale

August 9, 2026
Hyri me Jet Ski në zonën e sigurisë, Policia bllokon mjetin dhe gjobit drejtuesin

Hyri me Jet Ski në zonën e sigurisë, Policia bllokon mjetin dhe gjobit drejtuesin

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com