• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shkëmbyesit” e rinj të territorit me… Shqipërinë

by Mero Baze
19/01/2021 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Fushata elektorale në Kosovë po i shmanget debatit kryesor, i cili mban larg Kosovën në procesin e integrimit në Bashkimin Europian dhe antarësim në OKB, e që ka të bëjë me marrëveshjen me Serbinë.

E njëjta gjë ndodhi dhe në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019. Atëhere pretendentët për kryeministër, që ishin së paku tre kandidatë, refuzuan të flasin për marrëveshjen me Serbinë, edhe pse kishin shkuar në zgjedhje pikërisht pas një fushate patetike me “armiq e tradhtarë”, lidhur me marrëveshjen me Serbinë.

Në atë kohë ishte në mode të akuzohej Hashim Thaçi, se së bashku me Vuçiqin, po shkëmbenin territore mes Kosovës dhe Serbisë, për të arritur marrëveshjen dhe njohjen reciproke.

Shkëmbimit të territoreve i trembeshin shumë faktorë politik ndërkombëtarë, për shkak të efektit zinxhirë, dhe kishin plotësisht të drejtë.

Por interesante ishte se në të njëjtën kohë, Albin Kurti mësyu në zyrë të Sali Berishës e Ilir Metës, kundër “shkëmbimit të  territoreve”, dhe kishte tezë bashkimin kombëtar me Shqipërinë, pra ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Nëse kërkon të ndryshosh kufijtë e Kosovës e të bashkohesh me Shqipërinë, duhet të pranosh ose me paqe, ose me gjak, se do ndryshojnë kufijtë e Kosovës me Serbinë. Çdo gjë tjetër është hipokrizi, çka Kurti e ka profesion.

Të njëjtin refren tanimë ka nisur ta cicërojë dhe Ramush Haradinaj.

Dakord, e kuptojmë që janë broçkulla fushatash elektorale, por duhet të jemi seriozë në një pikë. Para se të flasim për bashkimin me Shqipërinë, duhet të flasim për marrëveshjen për njohje reciproke me Serbinë, që po e kërkon gjithë bota.

Për atë duhet të votohet më 14 shkurt nga shqiptarët dhe duhet të marrin mandat prej tyre. Pasi të zgjidhin çështjen me Serbinë dhe serbët, gjërat me Shqipërinë rregullohen lehtë, nuk ka nevojë të fryjnë gjoksin.

Para se shqiptarët të votojnë më 14 shkurt, duhet të dinë qartë se çfarë mendon Albin Kurti si favorit për kryeministër, për marrëveshjen me Serbinë, a mendon se thikat amerikane janë akoma të mprehura për t’iu ngulur Kosovës në shpinë?

Është e pamoralshme që në dy fushata elektorale, problemi i vetëm që rrëzon e ngre qeveri në Kosovë, nuk përmendet vetëm në fushatë elektrale, dhe sapo fushata përfundon, fillon retorika e akuzave për tradhtarë e patriotë.

Edhe kështu, shumica e gjërave që u premtojnë shqiptarëve gënjeshtra janë, kështu që mund t’i gënjeni dhe për këtë punën e marrëveshjes me Serbinë.

Por së paku merrni guximin ta thoni qartë se çfarë qëndrimi do mbroni, pastaj bjerini gjoksit se do bashkoheni me Shqipërinë.

Se kjo e dyta e thënë si kërcënim dhe rrahje gjoksi, ose akoma më keq, si kauzë politike e ndonjë politikani të pashpresë, vetëm sa e bën Serbinë më të favorizuar në tryeza bisedimesh.

Dhe akoma më keq, vetëm sa ngjall frikë se këtë radhë “Milosheviçi” i rajonit do jetë një shqiptar.

Next Post
Dita e 5-të e vaksinimit në Shqipëri, asnjë efekt anësor tek 344 mjekët që kanë marrë dozat

"Zbulohet kontrata e Pfizer që demaskon edhe një herë blof-in e PD-së"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet një ushtar amerikan në Britani, dyshohet se spiunonte për llogari të Rusisë

Arrestohet një ushtar amerikan në Britani, dyshohet se spiunonte për llogari të Rusisë

November 11, 2026
E rëndë në Spanjë, ekzekutohet me armë 39-vjeçari shqiptar! E sulmuan në tarracën e një lokali, autori iku me monopatinë, pista e dyshuar…

EMRI/ Atentati mafioz në Spanjë, identifikohet 39-vjeçari shqiptar që u ekzekutua në lokal! E kaluara, precedentët dhe pista ku po hetohet!

November 11, 2026
Nations League/ Rruga drejt “Ligës B” dhe një shans për Europianin 2028, ja pse Shqipëria kërkon kreun e grupit!

Nations League/ Rruga drejt “Ligës B” dhe një shans për Europianin 2028, ja pse Shqipëria kërkon kreun e grupit!

November 11, 2026
Kaos në parlamentin izraelit, Sara Netanyahu përplaset me ish-Kryeministrin Bennett: Je i pavlerë, njeri i paturp, je ulur me listën arabe! (VIDEO)

Kaos në parlamentin izraelit, Sara Netanyahu përplaset me ish-Kryeministrin Bennett: Je i pavlerë, njeri i paturp, je ulur me listën arabe! (VIDEO)

November 11, 2026
U kërcënua nga Irani, Sekretari Amerikan i Thesarit largohet nga rezidenca dhe zhvendoset në një bazë ushtarake!

U kërcënua nga Irani, Sekretari Amerikan i Thesarit largohet nga rezidenca dhe zhvendoset në një bazë ushtarake!

November 11, 2026
Pas dasmës siçiliane, Dua Lipa rikthehet në Itali! Me rol të ri në festivalin e Sanremos, zbardhen detajet!

Dua Lipa drejt dy festivaleve gjigante muzikore në vitin 2027, nga Coachella në Reading & Leeds!

November 11, 2026
Përgjigje disa pyetjeve të lexuesve për “Parajsën Artificiale”!

Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran!

November 11, 2026
Konferenca e 20-të e UNESCO-s në Tiranë, ministri Gonxhja: Kritikat i mirëpresim, por akuzat nuk mund të zëvendësojnë aspak faktet!

Konferenca e 20-të e UNESCO-s në Tiranë, ministri Gonxhja: Kritikat i mirëpresim, por akuzat nuk mund të zëvendësojnë aspak faktet!

November 11, 2026
Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

November 11, 2026
Anglia ashpërson rregullat për telefonat, celularët do ndalohen gjatë gjithë ditës nëpër shkolla!

Anglia ashpërson rregullat për telefonat, celularët do ndalohen gjatë gjithë ditës nëpër shkolla!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In