• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shkëmbimi territorial nuk ishte ideja ime, ma kërkuan Thaçi dhe Vuçiç”/ Ish-këshilltari i Trump i përgjigjet Richard Grenell

by Java News
06/07/2020 08:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, ka reaguar në lidhje me deklaratën e emisarit të SHBA-së për dialogun, Richard Grenell, i cili tha se shkëmbimi i territorit mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka qenë ideja e Presidentit Trump, por e Bolton.

Vetë Bolton e ka mohuar të ketë propozuar diçka të tillë dhe ka vendosur të tregojë hapur se kush e bëri në të vërtetë i pari propozimin që bëri aq zhurmë. Bolton e ka pranuar se ka qenë i informuar për këtë çështje, por ka shprehur edhe habi për mënyrën sesi ka reaguar Europa dhe opinioni publik në secilin vend.

Bolton tha se propozimi për territoret ishte ide e Presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë, përkatësisht Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiçit, pavarësisht se ai nuk i përmendi në emër. Bolton ka folur në media gjithashtu edhe për frikën e disa vendeve të BE-së që të pranonin ndarjen e Kosovës, ndërsa ka përmendur impaktin dhe tentativat e Rusisë për të pasur ndikim në Ballkan.John-Bolton

Ish-zyrtari i lartë i Pentagonit e ka konsideruar dështim mosarritjen e zhvillimit të takimit të nivelit të lartë në Uashington më 27 qershor, edhe pse ka qenë i bindur se në të nuk do të arrihej asnjë marrëveshje, por do të ishte vetëm një shans për të bërë dy fotografi.

“Nuk ka qenë ideja ime shkëmbimi i tokave, janë liderët e Kosovës dhe Serbisë që e kanë kërkuar. Mendoj se kisha ndikim, mendoja që duheshin marrë disa hapa në Ballkan dhe Europën Lindore, e para për të ulur implikimin dhe ndikimin e Rusisë, që ishte duke u përpjekur që ata të sillnin aromën e luftës së ftohtë. Në radhë të parë, ishte Ukraina në rrezik. Polonia dhe Bjellorusia ishin me mua. Në Ballkan thashë se rreziku mbetej me mosmarrëveshje të pazgjidhura, tokë pjellore për dikë që do të mund të krijojë konflikte. Rezoluta për emrin e Maqedonisë ishte arritje e madhe”, u shpreh Bolton, duke folur për situatën në përgjithësi.

“Mendova të përpiqeshim që të bënim një progres në Kosovë. Takimi në Uashington mes Serbisë e Kosovës nuk prodhoi marrëveshje, unë qëndrova jashtë. Më shqetëson, se nga takimet do ishte një mundësi për fotografi dhe jo më shumë se aq. Takimi dështoi edhe për foto. Duke qenë i vëmendshëm për ndërhyrjet ruse, për mua, Amerikën, por edhe europianët, duhej vëmendje ndaj situatës.

Që në 2018 pati ndikime mbi Serbinë e Kosovën. Liderët e Serbisë dhe Kosovës donin t’i zgjidhnin këto çështje mes tyre, pasi nuk mund të kishte zhvillim ekonomik me mosmarrëveshje. Shumë kontroverse brenda dy vendeve”, tha ai duke iu referuar edhe takimit të dështuar të 27 qershorit në Uashington.

“Një nga gjërat që do të diskutonim ishte këmbimi i tokave, por në Ballkan dhe Europë u prit me kundërshtime, pasi kishin frikë se një shkëmbim tokash atje mund të ndodhte edhe në Europë gjetkë. Kjo ka ndodhur në histori, diçka me të cilën duhet të jetoni, ta pranoni. Nëse Kosova dhe Serbia do ta kishin arritur marrëveshjen dhe do të ishte një pjesë e saj shkëmbimi i tokave dhe një pjesë e BE-së do ishte kundër, a do ta kundërshtonte vallë? Kjo nuk do ndodhte. James Beker dikur pati thënë se vetëm palët mund të marrin vendime, ne jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë”, tha Bolton për “Fokus”.

g.kosovari

Next Post
“COVID edhe më i rrezikshëm, përhapet nga ajri”/ Shkencëtarët i kërkojnë OBSH-së të ndryshojë rekomandimet

"COVID edhe më i rrezikshëm, përhapet nga ajri"/ Shkencëtarët i kërkojnë OBSH-së të ndryshojë rekomandimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

March 13, 2026
I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

March 13, 2026
Meta sërish në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Vendimi i Gjokës: Arsyeja pse Meta hoqi dorë nga kërkesa për liri në GJKKO

March 13, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

March 13, 2026
“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

March 13, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Porti i madh i Durrësit përtej legjendave urbane dhe politike

March 13, 2026
SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

March 13, 2026
Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

March 13, 2026
Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

March 13, 2026
“Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi”, Lezha në zi për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

“Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi”, Lezha në zi për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In